Kopshti zoologjik në SHBA “pendohet” pas 114 viteve/ Kërkon falje për adoleshentin që “jetoi” në një kafaz me majmunët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi kanë kaluar 114 vite, kopshti zoologjik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkon falje për adoleshentin afrikan i cili u mbajt në të njëjtin kafaz me majmunët.

Në më shumë se një shekull, historia e të riut ka qëndruar në titujt kryesorë të gazetave më të njohura ndërkombëtare.

Kopshti zoologjik i Bronksit, në Nju-Jork, pas kaq shumë kohësh, ka shprehur keqardhje për të gjithë çka ndodhur.

Kjo ndjesë e tyre vjen pas protestave globale që u nxiti vrasja e George Floyd. Presidenti dhe Drejtori Ekzekutiv i Shoqërisë së Kujdesit të Jetës së egër Cristian Samper, e vuri theksin tek reflektimi i gabimeve që janë bërë sa i përket disa çështjeve, midis tyre edhe kjo e të riut afrikan.

Pak informacion për Ota Benga.
Oto Benga, i riu afrikan u rrëmbye në vitin 1904 nga Republika Demokratike e Kongos dhe më pas u dërgua në Nju Jork.. Bega mund të ketë qenë 12 ose 13 vjeç.

Ai u mor në anije në Nju Orleans për t’u treguar në po të njëjtin vit në Panairin Botëror në St Louis me tetë meshkuj të tjerë.

Panairi vazhdoi gjatë muajve të dimrit ku grupi u mbajt në kushte të pafavorshme, pa strehim dhe veshje të përshtatshme.

Ishte shtatori i vitit 1906 kur u ekspozua për 20 ditë në kopshtin zoologjik Bronx të Nju Jork, ndërsa u pa nga shumë njerëz.

Zemërimi i ministrave të krishterë i dha fund burgosjes së tij. Më vonë u zhvendos në Nju Jork.

Në janar 1910 ai u zhvendos për të jetuar në Kolegjin Teologjik të Lynchburg. Pak kohë më vonë, mësohet se ra në depresion si pasojë e dëshirës së madhe për tu kthyer në shtëpi. Në vitin 1916, qëlloi veten me armë.

Të fundit

Foshnjat e lindura në 2025 do t’i përkasin “Gjeneratës Beta”

Gjenerata Beta, grupi pas Gjeneratës Alfa (2010-2024), do të përfshijë të lindurit midis 2025 dhe 2039, sipas “New York...

Shqiptarët nuk i besojnë njëri-tjetrit dhe as shtetit

Shqiptarët gjithnjë me shumë po bëhen dyshues në marrëdhëniet me të tjerët. 89 për qind e tyre nuk i besojnë njëri -tjetrit dhe tregohen...

Rrjetet sociale, kalbja e trurit dhe vdekja e ngadaltë e leximit

Dikur, puna ime si kritike librash ngjallte zili në festa, ku njerëzit fantazonin për një jetë të kaluar duke lexuar. Sot, ajo më shpesh...

Në pritje të 2025/ Google ndryshon logon, ja simbolika e këtij viti

Duke shënuar fundin e vitit 2024, Google ka publikuar një Doodle festive të Vitit të Ri. Dizajni përmban fjalën “Google” me shkronja të theksuara...

“Mund të largoni fatin e mirë!” Ja gjërat që NUK duhen bërë në natën e Vitit të Ri

 Veç elementeve që sjellin fat të mirë për të cilat duhe të kujdesemi që t'i kemi prezente në natën e ndërrimit të viteve, ka...

Lajme të tjera

Web TV