Kemi dëgjuar që ndodh rëndom që dy djem të grinden për arsye të ndryshme, por ky është rasti që nuk mund të flasim për dy djem. Prej kohësh, në rrjete sociale, qarkullon një material video i dy vajzave që rrihen me njëra-tjetrën në mes të rrugës.
Ngjarja ka ndodhur në Kroaci. Meqënëse problemin mes tyre nuk e zgjidhën dot me fjalë, ngjarja ka precipituar në një zënkë me grushta.
Një grua dhe një burrë që ndodheshin aty pranë, në vend që t’i ndanin nxorën telefonat celularë dhe filmuan të gjithë atë që po ndodhte me dy vajzat. Videoja e vajzave që zihen dhe kapin njëra-tjetrën për flokësh ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.
Nuk dimë çfarë emri t’i vendosim kësaj zënke midis dy vajzave të rritura por mund të themi që nuk është aspak sjellje e hijshme.