Koronavirusi ka marrë sërish jetën e një mjeku në Kosovë.
Bëhet fjalë për doktor Mynafir Beshirin.
Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga Dhoma e Mjekëve të Kosovës.
“Humb betejën me koronavirusin mjeku nga Dragashi.Ndahet nga jeta Dr. Mynafir Beshiri. Dr. Beshiri i ka shërbyer shëndetësisë primare në QKMF Dragash. Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, shkruhet në njoftim./Fjala.al/Ke.Ba