Virusi prek dhe këshilltarin e Thaçit, shtrohet te Infektivi në Prishtinë

Ismail Syla, këshilltari i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka rezultuar pozitive me COVID-19 është infektuar me koronavirus dhe ndodhet i shtruar në Klinikën Infektive të Prishtinës.

Lajmin e ka bërë me dije Iset Rama Prekazi  përmes një postimi në rrjetet sociale, i cili njofton se Syla është duke mposhtur Covid-19.

Me këshilltarin e Presidentit Thaçi, z, Ismail Syla, duke mposhtur virusin Covid19. Me ekipet mjekësore të Spitalit Infektiv, çdo gjë është e arritshme. Së shpejti do të kthehemi në familje”, shkruan ai.

Ende nuk dihet nëse Syla ka pasur kontakte me presidentin Hashim Thaçi./En.Br./Fjala.al