Publikohen rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Malin e Zi.
Në bazë të 100% të votave, Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka njoftuar se Partia Demokratike e Socialistëve (e Gjukanoviqit) ka fituar 35.06% të votave, përkatësisht 143,548 vota. Ndërsa koalicioni Për Ardhmërinë e Malit të Zi e Zdravko Krivokapiqit 32.55%, ose 133,267 vota.
Koalicioni Paqja është Kombi Ynë ka fituar 12.53% (51,297), E Bardha mbi të Zezën e Dritan Abazoviqit 5.53% (22,649), Socialdemokratët 4.10% (16,769), Partia Boshnjake 3.98% (16,286), SDP-ja – Mali i Zi i Fuqishëm 3.14% (12,839), Lista Shqiptare 1.58% (6.488) dhe Koalicioni Shqiptar me Një Zë 1.14% (4.675 vota).
0.27% (1,115) ka fituar Iniciativa Qytetare Kroate. Partia Reformiste Kroate 0.13 për qind, përkatësisht 532 vota.
Në të gjithë vendin kanë votuar 76.65% e votuesve të regjistruar, përkatësisht 413,954 votues, nga të cilët fletëvotime të vlefshme kanë qenë 409,451./Er.Ke/Fjala.al