Tirana merr shpagimin nga shorti, goglat e çojnë direkt në “play-off”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërkohë që 3 ekipet e tjera të Shqipërisë, Kukësi, Teuta dhe Laçi, por edhe skuadra e Kosovës, Drita e Gjilanit, por edhe dy skuadrat shqiptare të Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e Tetovës dhe Renova, kanë njohur kundërshtaret e tyre në turin e dytë të Ligës së Evropës, duke patur përballë kundërshtarë të vështirë, ka ardhur një lajm mjaft i mirë për kampionen shqiptare, Tiranën, e cila duhet të merrte pjesë në turin e 3-të eliminator të veprimtarisë së dytë të klubeve të kontinentit.

Kështu, 25-herë “kampionia” e Shqipërisë, ka kaluar, në mënyrë të papritur, direkt në fazën e “play-off”-it të Ligës së Evropës, pa patur nevojë të luajë ndeshje në turin e 3-të. E gjithë kjo ka ardhur sepse organizmi që qeveris futbollin kontinental, UEFA, ka shtuar një rregull në garat e saj, që saktëson se 2 prej 10 ekipeve kampione të eliminuara në turin e dytë mes të cilave ishte dhe Tirana, do të kalonin direkt në fazën e “play-off”-it dhe jo në turin e 3-të.

Dhe ndërkohë që bardheblutë kishin vajtuar se fati kishte qenë i padrejtë me ta, teksa u eliminuan edhe pse luajtën më mirë përballë Crvena Zvezdës, duket se tanimë fati i ka shpaguar. Pasi është hedhur shorti se cila nga këto 10 ekipe do të shkonte direkt në “play off”, Tiranës i ka buzëqeshur fati së bashku me Ludogoretsin që kanë kaluar direkt në fazën e fundit me eliminim të drejtpërdrejtë përpara asaj të grupeve, duke qenë kështu vetëm një hap larg një tjetër arritjeje historike.

Në rast se bardheblutë triumfojnë në ndeshjen e “play-off”-it, atëherë sigurojnë pjesëmarrjen në grupet e Ligës së Evropës. Mbetet për t’u parë nësë Tirana do të përfitojë shpërblime financiare të kalimit direkt të turnit, pasi kjo është një formulë e aplikuar për herë të parë nga UEFA. Tirana ka kështu mundësinë të bëhet e dyta skuadër shqiptare, pas Skënderbeut, që mund të arrijë deri në fazën e grupeve të veprimtarisë së dytë të klubeve të kontinentit.

Lexo edhe :  Berisha pranë Ramës në ceremoninë e Kryepeshkopit/Reagon PD: Ja nga kush u caktua vendi

Më herët, në Nion të Zvicrës, duke nisur nga ora 13:00, është hedhur shorti dhe 3 klubet e Kategorisë Superiore kanë mësuar edhe rivalët me të cilët do të përballen në turin e dytë. Ndeshjet do të luhen më 17 shtator 2020 dhe mbetet të përcaktohen oraret. Granada, Apoloni i Limasolit dhe Steaua e Bukureshtit ishin 3 skuadrat që Teuta rrezikonte dhe goglat i kanë vënë skuadrës durrsake ekipin e kampionatit spanjoll, Granadën, të cilën do ta presë në shtëpi.

Renova dhe Kukësi luajnë përkatësisht kundër Hajdukut të Splitut dhe Volfsburgut, kurse Laçi do ndeshet me Hapoel Bir Sheva, një skuadër me të cilën u përball edhe vjet në turin e parë të Ligës së Evropës. Ndërkaq, Shkëndija e Tetovës do të diskutojë kualifikimin me rumunët e Botoshanit, skuadër që ka në përbërje dy futbollistët fierakët, Realdo Filin dhe Enriko Papën. Edhe Drita e Gjilanit e ka mësuar rivalin e saj të turit të dytë dhe do luajë në fushë të huaj kundër Sileksit fqinj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Fundjava me aksidente/ Qibini: Përveç gjobës, duhen dhe masa administrative për shkelësit

Kjo fundjavë që lamë pas ka qenë e mbushur me aksidente. Sipas ekspertit rrugor, Islam Qibini, shkak janë bërë...

Preç Zogaj për protestën e 8 shkurtit: Ndoshta demokratët duan të testojnë…

Analisti Preç Zogaj ka komentuar protestën e planifikuar nga Partia Demokratike më 8 shkurt, duke u shprehur skeptik mbi efektivitetin e saj. Sipas tij, PD...

“Ilir Meta në listat e PD është turp i madh”, shpërthen Elezi: Ka degjeneruar të djathtën

Ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi thotë se është turp për Partinë Demokratike që të fusë në listë të sigurt kreun e PL,...

Ngjela komenton lojën e Greqisë në Shqipëri: Ata nuk kërcënojnë dot, janë tërhequr

Avokati Spartak Ngjela ndau sot (3 Shkurt) mendime për zhvillimet politike në Shqipëri, Kosovë, rajon dhe gjeopolitikën ndërkombëtare në lidhje me faktorin shqiptar. Ai e...

Shenjat që tregojnë se trupi juaj është plot me toksina

Toksinat janë prezente në çdo gjë që na rrethon, në ajër, ujë madje edhe në ushqimin që hamë. Ato grumbullohen në trup nga ushqimi...

Lajme të tjera

Web TV