Trafik droge dhe aksident me pasoje vdekjen/Policia arreston 6 persona, procedohen tre të tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka arrestuar 6 persona dhe ka vënë në ndjekje penale tre të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Të ndaluarit janë M. T., 33 vjeç, L. N., 21 vjeç, O. F., 22 vjeç, I. P., 52 vjeç, E. H., 39 vjeç, B. T., 36 vjeç.

3 prej të arrestuarve janë kapur me lëndë narkotike, ndërsa një tjetër është ndaluar për përndjekjen e një vajze, tjetri për aksident me pasojë vdekjen dhe një tjetër për vjedhje.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Arrestohen në flagrancë 6 shtetas dhe procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”,“Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, të shtetasit M. T., 33 vjeç, si dhe referuan materialet për veprën penale “Moskallëzim krimi”, për shtetasit D. Sh. dhe B. B., pasi në rrugën “Thoma Goxhaj”, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e administruar nga shtetasi M. T., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një DVR dhe dy njësi qendrore kompjuterësh. Nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. N., 21 vjeç, si dhe u referuan materialet për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, për shtetasin E. K., 31 vjeç, pasi pranë vendit të quajtur rrethrrotullimi i TEG-ut, gjatë kontrollit në mjetin me drejtues shtetasin E. K. dhe pasagjer shtetasin L. N., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa, e cila i përkiste shtetasit L. N. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasin O. F., 22 vjeç, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme shtetasen M. T. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrim i pronës”, i shtetasit I. P., 52 vjeç, pasi në rrugën “Llazar Xhajanko”, i ka thyer xhamin e mjetit dhe i ka vjedhur një shumë parash në mjet shtetases Zh. F. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. H., 39 vjeç, pasi në plazhin e Golemit, gjatë kontrolli fizik, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. T., 36 vjeç, pasi në vendin e quajtur Qendër Synej, duke drejtuar një motoçikletë pa lejen përkatëse, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale D. Ç., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë

Me situatën e zjarreve që paraqitet e rëndë në vendin tonë, ku sipas Sistemit Evropian për Zjarret në Pyje...

Politico: Shqipëria përdor IA në qeverisje, integrimin në BE dhe luftën ndaj korrupsionit

Inteligjenca artificiale (IA) gjithnjë e më shumë po përqafohet nga shumë vende të Evropës, ndërsa Shqipëria po e shfrytëzon si një mjet kyç për...

Çfarë po gatuhet në Alaskë? Trump dhe Putin mes hartës së re të Ukrainës

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojnë të premten një samit në Alaska, mes spekulimeve se bisedimet mund të...

Atje ku gjykatën e drejton ligji, jo SPAK-u

Nga Ylli Manjani Po vijojmë të sjellim raste të tjera nga gjykatat perëndimore të cilat shpallin të papërdorshme si prova gjyqsore të dhënat e SKY...

Xhekson Polok, një shpërthim “kaotik” mbi telajo

11 gusht 1956 – Artisti i njohur amerikan, Xhekson Polok, humbi jetën në moshën 44-vjeçare. Nga Leonard Veizi Në një natë gushti të vitit 1956, një...

Lajme të tjera

Web TV