“70000 fëmijë në Afrikë rrezikojnë të vdesin nga uria”. Si ndikoi pandemia?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata britanike bamirëse “Save the Children” paralajmëroi se gati 70,000 fëmijë në Afrikën nën-Sahariane janë në rrezik të vdesin nga uria ekstreme, para fundit të këtij viti.

Organizata tha se pandemia COVID-19 i shtohet presionit që kanë disa familje dhe komunitete për të siguruar ushqim.

“Save the Children” tha se është duke trajtuar një numër në rritje të fëmijëve që vuajnë nga kequshqyerja, në klinikat e saj në Afrikën lindore dhe jugore.

Organizata tha se masat e bllokimit për shkak të koronavirusit, kanë bërë që familjet në kontinent të përballen me përkeqësim serioz të kushteve të jetesës dhe që ushqimi të bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u gjetur ose thjesht shumë i shtrenjtë, shkruan ‘rel’.

Sipas analizës së saj, mbi 67,000 fëmijë mund të vdesin në vitin 2020.

Paralajmërimi pason një të ngjashëm nga Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara për rritjen e niveleve të urisë në të gjithë botën, për shkak të koronavirusit.

Përpara pandemisë, komunitetet më së shumti në rrezik janë përballur me pasiguri ushqimore për shkak të përmbytjeve dhe zhvendosjeve në Afrikën lindore./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Miliona dollarë për heqjen e non gratës, pse Trump e ‘zhyti’ Berishën keq?!

JAKIN MARENA Pyetja që mund t’ju drejtohet rëndom ‘skifterëve’ të Sali Berishës, të cilët bënë ‘varravingo’ për muaj të...

Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, bashkëshorti mbyt veten në liqen…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Rivaltës, në provincën e Torinos, ku një grua 50-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e...

Ju prezantojmë me historinë e gruas së ardhshme të njeriut më të pasur në botë

Ajo pritet të martohet me miliarderin e Amazon-it, Jeff Bezos. Por kush është pilotja dhe gazetarja fituese e çmimit Emmy, Lauren Sánchez dhe si...

“Irani nuk do të dorëzohet kurrë!”

Në fjalimin e tij të parë që nga shpallja e armëpushimit midis Iranit dhe Izraelit, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i bëri...

Shumë e parefuzueshme, zbulohet paga e Theo Hernandez tek Al Hilal

Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez, do t’i bashkohet zyrtarisht klubit saudit Al Hilal në ditët në vijim. Sipas RMC Sport, transferimi i 27-vjeçarit është në...

Lajme të tjera

Web TV