BE: Mali i Zi të vazhdojë rrugën evropiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe komisionari për zgjerim, Oliver Varhelyi, thanë të martën se presin që institucionet e Malit të Zi do të vazhdojnë rrugën e qëndrueshme të shtetit të vogël buzë Adriatikut drejt integrimeve evropiane.

Ata i bënë këto komente në një komunikatë të përbashkët pas zgjedhjeve parlamentare të së dielës në Malin e Zi në të cilat Partia Demokratike Socialiste e presidentit properëndimor, Milo Gjukanoviç fitoi 35.05 për qind të votave që i sigurojnë 30 vende në parlamentin 81 vendesh, ndërsa aleanca pro serbe “Për të ardhmen e Malit të Zi”, fitoi 32.55 për qind të votave ose 27 mandate.

Kjo e fundit synon të formojë pushtetin me koalicionin promalazez “Paqja është kombi ynë” dhe koalicionin “E Zeza në të bardhë” që drejtohet nga politikani shqiptar, Dritan Abazoviq.

Zyrtarët e lartë evropianë thanë se zgjedhjet u mbajtën me kuadër të pandryshuar ligjor dhe ishin të qeta e konkurruese. Ata thanë se sipas gjetjeve paraprake të vëzhguesve të Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) dhe të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, zgjedhjet u administruan në mënyrë transparente dhe efikase, por përgjatë një debati të polarizuar mbi çështjet e kishës dhe identitetit kombëtar dhe një numër shqetësimesh në lidhje me përparësitë e partisë në pushtet dhe mbulimin e pa balancuar të medieve.

Ata thanë se pas raporti përfundimtar të OSCE/ODIHR-it, të gjitha palët dhe dhe institucionet përkatëse duhet të angazhohen në një dialog transparent, vendimtar dhe gjithëpërfshirës për zbatimin e rekomandimeve për të trajtuar mangësitë elektorale para zgjedhjeve të ardhshme.

“Ne po presim mbledhjen e parlamentit dhe krijimin e qeverisë së re që do të vazhdojë rrugën e qëndrueshme të Malit të Zi drejt Bashkimit Evropian. Mali i Zi është mjaft i avancuar në procesin e tij të anëtarësimit në BE dhe muajt në vazhdim duhet të përdoren për të thelluar dhe përshpejtuar reformat politike dhe ekonomike, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, ku çështja kryesore është përmbushja e Standardeve të Përkohshme për Kapitujt e Sundimit të Ligjit 23 dhe 24. Bashkimi Evropian është plotësisht i përkushtuar të vazhdojë të mbështesë procesin e anëtarësimit të Malit të Zi në BE si dhe rimëkëmbjen ekonomike pas krizës së COVID-19 edhe përmes Planit të ardhshëm Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në komunikatën e zyrtarëve të lartë evropianë.

Lexo edhe :  Protesta antiqeveritare në Serbi, studentët përplasen me policinë në Novi Sad

Nëse qeveria e re formohet nga aleanca pro serbe “Për të ardhmen e Malit të Zi, mund të përpiqet ta zhvendosë vendin më afër Serbisë dhe Rusisë, por nuk pritet ta largojë atë nga NATO-ja ose të braktisë synimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Partia Demokratike Socialiste e presidentit Gjukanoviç, qeverisi me Malin e Zi për tri dekada dhe në vitin 2006 e shkëputi Malin e Zi nga Serbia, ndërsa në vitin 2017 Mali i Zi u bë vend anëtar i NATO-s.

https://twitter.com/eu_eeas/status/1300720492916232193

Anëtarësimi zemëroi Rusinë e cila e sheh Malin e Zi si një zonë që tradicionalisht ka qenë në sferën ruse të interesit. Mali i Zi ka akuzuar Rusinë për mbështetjen e një përpjekjeje për grusht shteti pas zgjedhjeve të tetorit të vitit 2016, që thuhet se kishte për synim të ndalte rrugën e vendit drejt anëtarësimit në NATO. Rusia i ka mohuar akuzat.

Vendi me rreth 600 mijë banorë historikisht ka qenë i ndarë mes forcave politike pro-perëndimore dhe aleancës me aleatët ortodoksë, Serbinë dhe Rusinë.

Mali i Zi është vendi i parë i Ballkanit Perëndimor që ka nisur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian në qershor të vitit 2012./VOA

Të fundit

Shkaktuan 16 milion lekë dëm, në pranga dy qytetarë

Ditën e sotme blutë kanë arrestuar dy shtetas pasi vodhën në mobilerinë ku punonin materiale pune përmes të cilave...

“Nëse Rama vazhdon punën, Shqipëria anëtarësohet në 2029”

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian tha se Shqipëria mund të bëhet anëtare e unionit në vitin 2029, nëse Kryeministri Edi Rama vazhdon “punën...

PD nuk di të ndryshojë, vijon avazin me “farsën elektorale”

Koalicioni PD-ASHM ka depozituar sot, më 1 shtator 2025, një kërkesë-padi pranë Kolegjit Zgjedhor, ku kundërshton rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit,...

Keni parë ndonjëherë një Bentley prej druri të shitet për gati 100 mijë dollarë?

Një Bentley Continental GT i veçantë është ndërtuar tërësisht prej druri, duke e kthyer makinën luksoze në një skulpturë të vërtetë në përmasa reale. Modeli...

Kërcënimi i Netanyahut: Jemi gati të aneksojmë pjesë të Bregut Perëndimor

E vërteta dramatike është se në Gaza vazhdohet të vdesin. Vetëm gjatë ditës së djeshme kanë qenë të paktën 66 viktima të sulmeve ajrore...

Lajme të tjera

Web TV