Video sensibilizimi për mbajtjen e maskës në shkollë. Shahini: Është detyrim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërkohë që na ndajnë pak ditë nga nisja e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në vend, në kushtet kur virusi është mes nesh e po shënon rritje të infektimeve, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka postuar në rrjetet e saj sociale një video sensibilizuese mbi rëndësinë dhe rregullin e mbajtjes së maskës në shkollë.

“Mbajtja e maskës është e detyrueshme, sepse kjo është e vetmja mënyrë se si ne të mbrojmë veten dhe të tjerët. Gjithsesi, këtë më mirë e sqarojnë nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Servete Maçi” në Tiranë nëpërmjet kësaj videoje”, shkruan Shahini në tekstin që shoqëron videon sensibilizuese.

Në video, janë 4 nxënës dhe një mësuese e shkollës 9-vjeçare “Servete Maçi”, të cilët përcjellin mesazhe të rëndësishme mbi nevojën dhe rregullin e mbajtjes së maskës gjatë qëndrimit në shkollë.

Nxënësit tregojnë se si veprohet në shkollë e pse duhet përdorur maska./Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/shahinibesa/posts/2663801330543630

Të fundit

“Mund të bëj çfarë të dua me ata”, Trump: BE na ka shfrytëzuar, tani të paguajnë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar Bashkimin Evropian me tarifa më shumë se dyfishin e investimit fillestar të...

Darwin Nunez i jep “lamtumirën” Liverpoolit, sulmuesi drejt transferimit në Arabi

Liverpooli ka arritur një marrëveshje të plotë me Al Hilal për shitjen e Darwin Nunez, me marrëveshjen që tani varet nga miratimi i lojtarit. Sipas...

“21 janari”, Balla: Berisha urdhëruesi politik i vrasjeve në bulevard

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka reaguar me një video të publikuar në rrjetet sociale, pas deklaratave të fundit të kryedemokratit Sali Berisha lidhur...

Personazhi i njohur dhe babai i tij rrihen brutalisht, përfundojnë në spital

Genard Hajdini, personazhi i njohur në rrjetet sociale por dhe në televizion ku angazhohet herë pas here, është dhunuar nga një person në zonën...

Aksioni i opozitës në vjeshtë, Berisha: Largimi i Ramës kusht mbi kushtet

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi sot para medias se në vjeshtë do të nisë aksionin opozitar kundër largimit të kryeministrit Edi Rama nga...

Lajme të tjera

Web TV