Presidenti Meta ka përkujtuar sot 100-vjetorin e Luftës së Vlorës. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Presidenti Meta shprehet së mbështet idenë që 3 shtatori të jetë një Ditë Festë Kombëtar dhe se është e rëndësishme të përkujtohen mesazhet frymëzuese në çdo kohë: bashkimin e të gjithë popullit në mbrojtje të vlerave dhe interesit kombëtar, Pavarësisë dhe Sovranitetit të Shqipërisë.
“E mbështes idenë që 3 shtatori të jetë një Ditë Feste Kombëtare, sepse kjo ngjarje e plotëson dhe e vë në jetë Pavarësinë që ne festojmë çdo 28 Nëntor”, shkruan Presidenti.
Postimi i plotë:
Në Vlorën e Flamurit tonë Kombëtar, simbolit më përbashkues të shqiptarëve, për të kremtuar sot 100-vjetorin e epopesë së lavdishme të Luftës Kombëtare të Vlorës dhe për të theksuar me forcë mesazhet tepër të rëndësishme dhe frymëzuese të saj në çdo kohë: bashkimin e të gjithë popullit në mbrojtje të vlerave dhe interesit kombëtar, Pavarësisë dhe Sovranitetit të Shqipërisë, kundër çdo pushtuesi.
E mbështes idenë që 3 shtatori të jetë një Ditë Feste Kombëtare, sepse kjo ngjarje e plotëson dhe e vë në jetë Pavarësinë që ne festojmë çdo 28 Nëntor.
Mirënjohje të gjithë historianëve, studiuesve dhe akademikëve për Konferencën Shkencore të organizuar sot për këtë qëllim, si edhe për ndriçimin e të vërtetave dhe veprës së ndritur të figurave të shquara, që përjetësuan dhe i dhanë lavdinë e merituar Luftës së Vlorës. ??/Jo.Be/Fjala.al