Denaj takohet me homologun kosovar: Kemi rënë dakord për marrëveshjen punësim-arsim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj u takua ditën e sotme me homologun e saj nga Kosova, Skënder Reçiça.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Denaj deklaroi se është duke u punuar për një formalizim sa më të madh të ekonomisë në Shqipëri dhe Kosovë.

Ndërsa ministri kosovar, Reçiça, u shpreh se është arritur marrëveshja punësim arsim.

Anila Denaj: Duhet të formalizojmë tregun e punës. Neve na kërkohet që të kemi rezultate deri në fund të muajit dhe mbetem besim-plotë se do ia dalim të kemi sukses.

Skënder Reçiça: Për ne është kënaqësi të jemi në Shqipëri. Diskutova me zonjën Denaj për shumë çështje që prekin punëtorët. Diskutuam temat që na shqetësojmë, ne do tentojmë që të lehtësojmë jetën e një qytetari në Podujevë me atë të Vlorës, atë të Gjakovës me të Elbasanit etj.

Ne duam të nënshkruajmë marrëveshje për unifikim të tregut të punës. Pas kësaj marrëveshje, qytetarët tanë do kenë më shumë mundësi për studim profesional dhe për punësim. Zyrtarizimi i marrëveshjes përafron Shqipërinë dhe Kosovën me BE-në.

Re.Gu/fjala.al

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV