Facebook ndalon reklamat e reja politike para zgjedhjeve në SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompania Facebook Inc tha të enjten se do të ndalë pranimin e reklamave të reja politike një javë para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, duke rritur shqetësimet se qasja e saj e shpenguar ndaj fjalës së lirë, mund të shfrytëzohej edhe një herë për të ndërhyrë në votime. Rrjeti më i madh social botëror njoftoi gjithashtu se do t’u vinte një etiketim postimeve të kandidatëve ose zyrtarëve të fushatave para se të bëheshin zyrtare rezultatet e zgjedhjeve dhe se do të zgjeronte kriteret për përmbajtjet që do të duhet të hiqeshin nga media sociale, të konsideruara si presion mbi votuesit.

Shefi Ekzekutiv Mark Zuckerberg shkruante në një postim në Facebook duke njoftuar ndryshimet që ai ishte i shqetësuar mbi sfidat e veçanta me të cilat po përballeshin votuesit për shkak të pandemisë së koronavirusit, e cila ka nxitur një rritje të votimit me postë.

“Jam gjithashtu i shqetësuar se në vendin tonë kaq të ndarë dhe ndërsa rezultatet e zgjedhjeve do të kërkojnë potencialisht ditë ose edhe javë për t’u finalizuar, mund të ketë një rrezik në rritje të trazirave civile në të gjithë vendin”, shkruante ai.

Zoti Zuckerberg ka mbrojtur më parë vendimin e tij për të lejuar lirisht postimet me përmbatje politike në Facebook, përfshirë përmes reklamave të paguara, të cilat kompania i përjashton nga programi i saj i kontrollit të fakteve me partnerë të jashtëm, përfshirë agjencinë Reuters.

Ai tha se vazhdon të besojë se “antibiotiku më i mirë ndaj postimeve me përmbajtje problematike është shpalosja e më shumë postimeve”, por pranoi se në ditët e fundit të zgjedhjeve “mund të mos ketë kohë të mjaftueshme për të kundërshtuar pretendimet e reja që ngrihen nëpërmjet tyre”./VOA

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV