Grenell përgënjeshtron Serbinë: S’kemi ushtruar presion për njohjen e Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka përgënjeshtruar lajmin se ai i ka paraqitur presidentit serb, Aleksandar Vuçiq një dokument për nënshkrimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“E pavërtetë”, ka shkruar Grenell në profilin e tij në Twitter.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1301555788054437888

Në Shtëpinë e Bardhë po mbahen bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pjesë të takimit janë këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien, si dhe i dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Para fillimit të bisedimeve të enjten, Grenell ka thënë se populli i Kosovës dhe ai i Serbisë meritojnë normalizimin ekonomik dhe mundësinë për të krijuar një ekonomi gjallëruese.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, para takimit në Shtëpinë e Bardhë të enjten, ka deklaruar se asnjë diskutim tjetër nuk bëhet me Serbinë, përveç se për njohje reciproke.

Ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se pala serbe do të bëjë çmos për të arritur një kompromis për çështje të rëndësishme ekonomike.

Ministri i Financave i Qeverisë së Serbisë, Sinisha Malli, i cili është pjesë e delegacionit të Serbisë në Uashington, u ka thënë gazetarëve që Serbia, gjatë bisedimeve, “po lufton për çdo fjali dhe për çdo fjalë”.

“Temat ekonomike, është e dukshme që nuk janë përparësi, ashtu siç kemi pritur. Pika e dhjetë e listës që na është prezantuar, flet për njohjen e ndërsjellë, ndërkaq të 16 pikat janë politike dhe jo ekonomike, të cilat i kemi pritur”, tha Malli.

Ai vlerësoi që presioni ndaj delegacionit serb është “i madh”./REL

Të fundit

Trump bën thirrje për arritje të marrëveshjes për përfundim të luftës në Gazë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë thirrje të dielën për përparim në bisedimet për armëpushim në konfliktin në Gazë,...

Nesër nis gjyqi i Berishës, Ish-kryeministri në bankën e akuzës për dosjen “Partizani”

Të hënën, seanca e parë për dosjen “Partizani” – Berisha, dhëndri i tij dhe tre të akuzuarit e tjerë përballen me gjykatën Këtë të hënën,...

Noka sulmon SPAK-un: Albana Vokshit i thanë se do t’i rrëmbenin vajzën!

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Partia Demokratike ka ashpërsuar sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar e Korrupsionit. Sekretari i Përgjithshëm i...

Nga vjen shifra 400 mijë të zhdukurve në Gaza, që i atribuohet një studimi të Harvardit?

Një shifër e re alarmante në lidhje me viktimat e mundshme palestineze të akumuluara në Rripin e Gazës ka shkaktuar debat të nxehtë ditët...

“Noka shkoi në SPAK prej kallëzimit tim”, avokati: Rrezikon deri në 15 vite burg!

Avokati Idajet Beqiri tha se Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka u paraqit në SPAK, pas kallëzimit të bërë prej tij. Në një intervistë...

Lajme të tjera

Web TV