Intervista/ Plator Nesturi: Në shërbim të zgjedhjeve Rama do të bëjë ndryshime në kabinetin qeveritar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama shpalli ambicien për një mandat të tretë qeverisës, duke përzgjedhur edhe grupin e të besuarve që do të drejtojnë fushatën zgjedhore në 12 qarqet e vendit. Cili mendoni se do të jetë “kali i betejës” për të kërkuar një mandat tjetër 4-vjeçar në zgjedhjet e vitit 2021?

Siç edhe pritej, shtatori do të niste duke iu përkushtuar fushatës zgjedhore për vitin e ardhshëm. PD-ja me përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, ndërsa PS-ja ndryshon strukturat për drejtimin e partisë në funksion të zgjedhjeve. Në fakt, ndryshimi i drejtuesve rajonalë socialistë ishte diçka e paralajmëruar. Si stukturat, por edhe vetë Rama, ka shprehur pakënaqësi për shumë prej tyre. 7 vite në pushtet, natyrisht, kanë sjellë lodhje, por dhe pakënaqësi në rajone të ndryshme.

Rasti më i freskët është në Vlorë, ku Rama ka dubluar kryebashkiakun dhe nuk i ka kursyer kritikat ndaj Lelit. Ndërkohë në Durrës, prej kohësh, nuk po përmendet emri Dako, ndërsa problemet me strukturat drejtuese të bashkisë së qytetit bregdetar kanë qenë të shpeshta. Nuk shihet se PS-ja dhe Rama ka një “kalë beteje” të veçantë për këto zgjedhje. Fakti që risillen në ndihmë bashkëluftëtarë të vjetër e të mënjanuar, si Peleshi apo në qarkun Fier, ku do të jetë Ruçi, dëshmon se nuk ka gjetje të reja. Motivi pse PS-ja duhet të fitojë, mbetet i njëjtë që: më të mirë se ne nuk ka. Dhe kjo duket se mbetet arsyeja e vetme që gjërat të mos ndryshojnë.

Në më shumë se 7 vite kryeministër, si do ta komentoni qeverisjen “Rama”, cili është bilanci i tij, arritjet dhe dështimet?

Është bërë pasksa fotokopje fakti që qeveritë në Shqipëri në mandatin e tyre të parë japin shenja energjie dhe nisin një sërë reformash. Çka mund të përkufizohet si mandat i mirë e me suksese. Ndërkohë, në mandatin e dytë shfaqen shenja lodhjeje, shumë reforma të ndërmarra harrohen për t’u ndjekur e për t’u çuar më tej dhe, ç’është me e keqja, fillojnë të bëhen më evidente shfaqje të abuzivizmit të zyrtarëve të lartë. Kjo është e dukshme edhe në tonet e Ramës ndaj të vetëve.

Pavarësisht retorikës ndaj kundërshtarëve të tij të opozitës, duket se kryeministri nuk e fsheh vrerin me të vetët, sidomos kur punët çalojnë dukshëm e ku përzgjedhja e njerëzve që ka vënë në krye nuk ka rezultuar e duhura. Në këtë kuadër, është e pritshme që përveç ndryshimeve të stukturave drejtuese partiake nëpër rajone, Rama të bëjë dhe ndryshime në kabinetin qeveritar. Se sa i thellë do të jetë ky operacion, nuk dihet, por është fakt që shumë nga ministrat nuk të thonë asgjë, nuk kanë as produktivitet dhe as risi, nuk kanë as ndikim e peshë elektorale për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Lexo edhe :  Zgjedhjet e 11 Majit/ Vota e emigrantëve, përplasje e fortë PS-PD

Në këto 29 vite demokraci mandati i dytë qeverisës sjell një lodhje nga pushteti, a po shfaq edhe PS-ja shenja të tilla dhe si mundet në 8 muaj para zgjedhjeve t’i rekuperojë problemet me të cilat është përballur të paktën në mandatin e fundit?

Në 8 muaj para zgjedhjeve zakonisht nuk mbetet shumë për të bërë, por në rastin konkret, kryeministri Rama i ka të hapura disa mundësi, për shkak të rrethanave. Tërmeti dhe pandemia e këtij viti janë pista që të detyrojnë t’i ndjekësh, dhe menaxhimi i mirë i tyre është tregues edhe i mirëqeverisjes. Në këtë kuadër, masat ndaj pandemisë dhe politikat që do të ndjekë qeveria për të përballuar këtë situatë, janë një mundësi që të sjell vota për mirëmenaxhim. Po ashtu, dhe ndërtimet e banesave të dëmtuara nga tërmeti janë një faktor që do të ndikojë në votë dashamirëse. Së treti, edhe përçarja e mëtejshme e opozitës, si nga lëvizjet politike apo dhe nga ligji përkatës i kodit zgjedhor, mund të jenë pista të qarta për t’u zbatuar nga mazhoranca në kërkim të një mandati të tretë.

Sipas jush, sa shanse reale ka për një mandat të tretë qeverisës Rama?

Për sa kohë që mjedisi politik mbetet i vakët, pa energji lëvizëse e pa vizion ndryshimi, situata as që mund të mendohet të ndryshojë, edhe kur qeverisjet janë të plogëta. E kundërta, edhe nëse ka një qeveri që e kryen detyrën e saj, por në opinion publik rezonon fryma për ndryshim, atëherë çdo gjë lëviz nga erërat e lëvizjeve politike. Mund të më thoni ju pra nëse po lëviz gjë këtu, apo ndryshimet mbeten vetëm në fraza retorike të politikës…

Të fundit

Omerta, mit apo realitet?/ A mundet mafia të ekzistojë pa ‘kodin e heshtjes’?

Në ruajtje të anonimatit, Toto, siciliani që shoqëron gazetarin Sokol Balla, në udhëtimin përgjatë Corleones, flet edhe për kodin...

Kush po i mbron kriminelët? Vetting zbulon rolin e kreut të Prokurorisë së Lezhës

EMISIONI VETTING “Mbrojtja” e kriminelëve kundra Policisë së Shtetit Vitet e fundit Lezha ka qenë nën ndikimin e grupeve kriminale, të cilat kanë ndikuar në trajektoren...

Berati qarku pa vrasje në 2024, Proda lë porositë për zgjedhjet e 11 majit

Drejtori i Përgjithshëm i policisë ishte sot në Drejtorinë e policisë së Beratit për analizën vjetore. Kërkon zbardhjen e ngjarjeve të vjetra. Kujdes me...

7 erëzat që luftojnë viruset, infeksionet, stimulojnë sistemin imunitar…

Zbuloni erëzat që luftojnë viruset, infeksionet, stimulojnë sistemin imunitar dhe nxisin mushkëritë e shëndetshme! Nenexhiku Përbërësi kryesor i nenexhikut është mentoli, i cili relakson muskujt...

Vrasja e 38-vjeçarit që dogji Kuranin/ Arrestohen 5 persona

Kryeministri suedez Ulf Kristersson tha se vrasja e një aktivisti anti-islamik vetëm disa orë përpara se një vendim gjyqi do të duhej të enjten...

Lajme të tjera

Web TV