“Po na fusni në depresion”/ Shoqata e Infermierëve ngre dyshime të forta: Sa të vërteta janë shifrat?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shoqata e infermierëve të Shqipërisë përmes një postimi në rrjetet sociale deklaron se mjekëve dhe infermierëve të cilët punojnë në spitalet COVID u është kërkuar që të mos bëjnë asnjë deklaratë për mediat në lidhje me dy vetëvrasjet e ndodhura. Gjithashtu shoqata e infermierëve të Shqipërisë më tej hedh dyshime se numri i të infektuarve mund të jetë shumë herë më shumë i lartë se sa deklarohet.

Përmes reagimit, gjithashtu kjo shoqatë hedh dyshime përmes disa pyetjeve, si përse nuk deklarohet vërtetë numri i viktimave apo arsyet e vdekjeve të tyre, përse nuk dalin më të flasin për mediat specialist të sëmundjeve infektive por vetëm 2-3 persona që janë të caktuar nga Ministria. Në fund kjo shoqatë shprehet se çdo gjë duhet të jetë transparente dhe nuk duhet ti drejtohet gishti stafit pasi në këtë mënyrë po i fusin në depresion.

Postimi i plotë:

“Nuk zgjidhen gjerat me presion…

Pas deklaratës se bere ditën e djeshme dhe kerkeses qe infermieret dhe mjeket qe punojnë ne dy spitalet covid vjen presioni ne drejtim te Shoqatës dhe shume mjekeve dhe Infermiereve qe ishin te gatshëm te flisnin për këtë situate.

Lind pyetja pse prej kohesh ju është dhëne urdhër mjekeve dhe Infermiereve qe punojnë ne këto spitale te mos japin me intervista për mediat???

Pse asnjë specialist nuk del te flas me për situatën ne vend por vetëm personat e komitetit te caktuar nga Ministria,vetëm ISHP apo vetëm 2-3 individ qe s’kanë lidhje me specialitetin e sëmundjeve infektive???

Sa te vërteta janë shifrat për te shtruarit ne Spitale apo mos valle shifrat janë shume here me shume se deklarohen???

Sa është numri i mjekeve dhe infermiereve qe punojnë ne këto spitale???

Kush është protokolli qe ndiqet për mjekimin dhe trajtimin e këtyre te semureve dhe pse akoma nuk ka një deklarim publik për trajtimin e këtyre te semureve???

Pse nuk deklarohen shkaqet e vdekjeve te pacienteve qe kane ndërruar jete deri tani???

Sa i trajnuar dhe sa i sigurte është personeli qe shërben ndaj këtyre pacienteve???

Sa është numri i mjekeve dhe Infermiereve te prekur nga covid 19 dhe si janë trajtuar ky staf qe u shërben pacienteve???

A ka vendi ynë personel mjaftueshëm për përballimin e situatës dhe a ka kapacitete mjaftueshëm për te sëmuret qe shtrohen ne spitale???

Kur ti jepni përgjigje këtyre pyetjeve atehere drejtojeni gishtin ndaj personelit.

Sepse presioni nuk zgjidh asgjë vetëm sa fut me shume ne depresion stafin qe shërben!!!!!”

Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV