“Takohemi në botën tjetër”, mesazhi tronditës i të riut që u hodh nga kati i tretë i Sanatoriumit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vetëvrasja e 29-vjeçarit Xhino Koça, i cili u hodh nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Mësohet se 29-vjeçari vitin e fundit vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe faktet e zbuluara tregojnë se ai kishte kohë që po e planifikonte vetëvrasjen.

Para se të hidhej nga dritarja e spitalit, 29-vjeçari u ka dërguar një mesazh prindërve në telefon, të cilin kishte kohë që e ruante.

Në SMS-në e fundit ai shkruante se kishte vendosur t’i jepte fund jetës, pasi kishte bërë gjëra përtej limiteve të tij. “Takohemi në botën tjetër”, është mesazhi që ai u ka dërguar prindërve, shkruan Fax News.

Po kështu, kohët e fundit i riu po lexonte librin ‘Testamenti’. Ky libër mbyllet me vetëvrasjen e personazhit kryesor i cili është hedhur njësoj si  29-vjeçari,  nga një lartësi e konsiderueshme.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 gusht në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku 29-vjeçari u hodh nga kati i tretë.  I riu po merrte mjekim tek ish-Sanatoriumi dhe ishte drejt shërimit.

Ai është djali i një familjeje të njohur intelektualësh në Durrës, ku nëna e tij Lira është stiliste, kurse babai i tij Leonard Koça, është kreu i një Njësisë Administrative. Për këtë çështje Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Horoskopi ditor, 17 Qershor 2025

Nga Paolo Fox DASHI Një ditë e shkëlqyer falë Hënës në Ujor që ju jep energji mendore, sharm dhe kreativitet. Në...

“Fajin e kanë shqiptarët”, kuza nga Serbia për krime nga kosovarët

Shqiptarët janë përherë fajtorët sipas shtetit serb. Sipas Fondit për të Drejtat Humanitare rezulton se gjatë vitit 2024, Prokuroria për Krime Lufte në Serbi...

Aksident në aksin Delvinë-Sarandë, Toyota del nga rruga, shoferi…

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, në vendin e quajtur ‘Stiar’. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se shtetasi...

130 mln euro për yllin e Real Madridit, Perez më në dilemë se kurrë

Braziliani Rodrygo është kthyer në çështje te Real Madrid dhe klubi madrilen ende nuk ka vendosur për të ardhmen e brazilianit. Në anën tjetër,...

Netanyahu: Kemi informacione, Irani mashtron në negociatat me SHBA

“Irani do të vazhdojë negociatat e rreme ku gënjejnë dhe tallin SHBA-të” “Ata duan të vazhdojnë këto negociata të rreme ku gënjejnë, mashtrojnë dhe tallin...

Lajme të tjera

Web TV