Nëse jeni prind, me siguri doni që fëmijët tuaj të jenë në gjendje të përballojnë sfidat më të mëdha të jetës. Kjo do të thotë që t’u mësoni atyre se si të jenë të fortë mendërisht. Njerëzit me qëndrueshmëri mendore shfaqin një sërë tiparesh dhe cilësish që i bëjnë ata njerëz të lumtur dhe të suksesshëm me kalimin e viteve.
Fëmijët dhe të rriturit mund të zhvillojnë dhe përmirësojnë qëndrueshmërinë mendore me kalimin e kohës. Por, sa i takon fëmijëve, ja 4 gjërat që prindërit mund të bëjnë për të rritur fëmijë të fortë mendërisht, sipas psikologëve.
#1 Ndihmojini ata të fuqizojnë veten
Besimi dhe motivimi janë aspekte të rëndësishme të qëndrueshmërisë mendore. Kjo do të thotë se fëmijët tuaj nuk duhet të varen nga njerëzit e tjerë për t’u ndjerë mirë, por gjithçka duhet ta bazojnë te vetja. Pra, ndihmojini ata të ndihen mirë, të veprojnë me vetëbesim, të jenë të lumtur etj.
#2 Tregojuni atyre vlerën e të bërit diçka të vështirë
Mund të jetë e vështirë të shikosh fëmijët të dështojnë në diçka. Por, prindërit duhet t’u tregojnë fëmijëve se një sfidë e vështirë mund t’u mësojë atyre shumë. Detyra juaj si prindër është që t’u mësoni atyre guximin dhe kënaqësinë që merret nga sprovat e ndryshme ku jeta na vendos të gjithëve.
#3 Jini optimistë
Optimizmi është një element kyç i forcës mendore, kjo sipas neuroshkencëtares Wendy Suzuki. Fëmijët optimistë kanë më shumë kontroll në jetën e tyre dhe zakonisht janë më të sigurt kur përballen me sfida të reja.
#4 Mësojini si dhe kur të kërkojnë falje
Një aspekt i rëndësishëm i forcës mendore dhe asaj emocionale është ndjeshmëria dhe vetëdija. Dëgjimi me respekt i të tjerëve, por edhe kërkimi i faljes është një akt që nuk i lejon fëmijët të bien në grackën e të qenit toksikë. Thënë me fjalë të tjera, falja kërkon vullnet dhe këtë e bëjnë vetëm fëmijët e fortë mendërisht./E.Ç