Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar tri vdekje dhe 119 raste të reja me Covid-19.
Me të dhënat e përditësuara ditën e sotme numri i rasteve të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 13 mijë e 910 ndërsa numri i vdekjeve ka shkuar në total 551.
Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit janë sheruar 187 pacientë.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 35 raste, komuna Gjakovë 10 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Istog, Kamenicë, Klinë, Lipjan dhe Shtime./Jo.Be/Fjala.al