Denaj në Malësinë e Madhe: Synojmë ofertat turistike në nivel evropian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja Anila Denaj ka zhvilluar një vizitë në Malësinë e Madhe ku ka ndjekur dhe projektin ”PAST4Future” në të cilin Ministria e Ekonomisë dhe Financave është partnere kryesore.

Ndër të tjera Ministrja u shpreh që është synim shtrirja e ofertës turistike për disa shtresa siç janë personat me nevoja të veçanta, me aftësi të kufizuar, të moshës së tretë, por edhe familjarë që kanë nevoja të veçanta.

Denaj theksoi se për të realizuar këtë projekt nevojitet dhe ndihma e pushtetit lokal.

“Një nga partnerët tanë në këtë projekt është Bashkia e Malësisë së Madhe, zona e cila po shërben si pilot për zbatimin e tij”, u  shpreh Denaj.

Objekti kryesor i projektit është promovimi dhe fuqizimi i ofertave turistike të aksesueshme dhe të qëndrueshme në zonat ndërkufitare në nivelin evropian dhe ndërkombëtar, përmes zbatimit dhe diversifikimit të produkteve dhe shërbimeve turistike.

Ky projekt, do të mundësojë krijimin e një harte biznesesh në fushën e turizmit, institucione kulturore, shoqata sociale, institucione publike agjenci të ndryshme, të cilat do të mund të regjistrohen në një platform dixhitale ku do të mundësohet shkëmbimi i informacioneve dhe identifikimi sa më i thjeshtë për të krijuar ndërlidhjen midis tyre.

Projekti zbatohet nga 6 partnerë dhe përfshin tre shtete: Shqipërinë, Italinë dhe Malin e Zi, në kuadër të programit Interreg IPA  i bashkëpunimit trepalësh, i bashkëfinancuar nga fondet e BE-së me 85% dhe 15% nga MFE.

Të fundit

“Duhet të takohem me Putin”, Trump: Paqja është e mundur, e sjell vetëm unë

Pavarësisht se negociatat e shumë trumbetuara të paqes mes Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll dështuan të prodhonin ndonjë rezultat,...

Zgjedhjet/ Celibashi: Rezultojnë 109 fletë votimi ekstra, po bëjmë verifikimet!

Kreu i KQZ, Ilirian Celibashi, në një konferencë për mediat është shprehur se nga numërimi i votave në rang vendi, kanë rezultuar 109 fletë...

SHBA, nënshtetësia bëhet “reality show”? Kush e fiton, merr pasaportën!

Departamenti i Sigurisë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara, po shqyrton sipas disa raporteve në mediat ndërkombëtarë, mundësinë e nisjes së një reality show, ku...

Vota e diasporës/ Gjekmarkaj: Dyshime se fletët janë plotësuar prej 2 ose 3 personave

Agron Gjekmarkaj është i pranishëm në Parkun Olimpik ku po vëzhgon procesin e numërimit të votave të diasporës të ardhura nga Greqia. Në një prononcim...

Renditja e “Forbes”, Cristiano Ronaldo është sportisti më i paguar në botë

Cristiano Ronaldo kryeson listën e Forbes të atletëve më të paguar për të tretin vit radhazi, ndërsa ylli i NBA-së, Stephen Curry, është ngjitur...

Lajme të tjera

Web TV