Studiuesi Auron Tare ka shpërndarë së fundmi në rrjetin e tij social Facebook një video që në fakt nuk është e re në kohë, por kur e shohim sot na vjen turp për atë që ka ndodhur dikur.
Presidenti i Fondacionit Rrapush Xhaferri shfaqet në takime me popullin dhe flet si miliarder kur në fakt rezultoi se ishte thjesht një mashtrues.
Pamjet e rralla në video janë pikërisht 7 ditë para falimentimit të tij.
Në fund video mbyllet me një këngë që bilbilat e Përmetit i këndojnë Xhaferrit.
“O milet sa shumë të dua…
Futini paret tek mua…
Unë mendoj për gjithë dynjanë…
Do të ndihmoj fukaranë…”/Bl.Ba/Fjala.al
https://www.facebook.com/DRITAGAZETA/videos/331738851201273/