NATO takohet për të diskutuar rastin e helmimit të liderit opozitar rus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendet anëtare të NATO-s do të mbajnë një takim të veçantë më 4 shtator për të diskutuar helmimin e liderit rus të opozitës, Alexei Navalny, me një agjent nervor të kategorisë ushtarake.

Aleanca ushtarake perëndimore, prej 30 anëtarësh, pritet që zyrtarisht t’i bëjë thirrje Rusisë për të kryer një hetim të plotë dhe transparent, por ndonjë masë më konkrete nuk ka gjasa të njoftohen menjëherë.

Gjermania më 2 shtator tha se testet siguruan “prova të qarta” se kritiku i Kremlinit i ishte helmuar me një agjent nervor Noviçok.

Navalny, 44 vjeç, u sëmur gjatë një fluturimi nga Siberia në Moskë më 20 gusht, duke detyruar aeroplanin me të cilin po udhëtonte të bënte një ulje emergjente në Omsk, ku ai kaloi dy ditë në spital para se të evakuohej në Gjermani.

Ai tani po trajtojtohet me respirator dhe është në gjendje kome mjekësore të detyruar në një njësi të kujdesit intensiv në Spitalin “Charite” në Berlin.

Gjermania po kërkon nga partnerët e saj të BE-së dhe NATO-s një reagim të përbashkët kundër Rusisë, pasi kancelarja Angela Merkel e përshkroi rastin e Navalny si një “vrasje në tentativë nga helmimi”.

BE-ja po shqyrton sanksionet e mundshme ndaj Rusisë.

Në Uashington, Këshilli Kombëtar i Sigurisë tha se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me aleatët “për t’i mbajtur në përgjegjësi ata në Rusi, dhe për të kufizuar fondet për aktivitetet e tyre malinje”.

Në Kongres, ligjvënësit i bënë thirrje administratës së presidentit amerikan, Donald Trump të vendosë sanksione ndaj Rusisë./REL

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV