Nënshkrimi në Washington/ Ish-ministri Shehu: Ditë historike, marrëveshja ka dimensione më të gjëra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri Tritan Shehu ka përshëndetur përmes një statusi në facebook marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë.

Shehu thotë që marrëveshja megjithëse ka një kornizë të fortë ekonomike në fakt e tejkalon atë duke kapur dimensione shumë më të gjera.

Ish-ministri e analizon marrëveshjen në tri pika kryesore:

1.Në impenjimin e Presidentit Trump në këtë marrëveshje

2.Njohja e Kosovës nga Izraeli

3.Vendosjen e perfaqësive diplomatike të Kosovës e Serbisë në Jeruzalem/Jo.Be.Fjala.al

STATUSI NGA TRITAN SHEHU

Sot nje dite historike ne Washington per Kosoven, Shqiptaret, Serbine e Rajonin!
Marreveshja e sotme ne Shtepine e Bardhe, megjithese ka nje kornize te forte ekonomike ne fakt e tejkalon ate duke kapur dimensione shume me te gjera:

—Pa dyshim forcimi i maredhenieve ekonomike midis Kosoves e Serbise ne rrugen e normalizimit te gjere te tyre eshte nje eveniment madhor per ato dy vende e stabilitetin Rajonit, per daljen nga konfliktet e te kaluares.
—Impenjimi i forte i ShBA e Presidentit Trump per kete marreveshje si dhe me gjere per zhvillimet rajonale, eshte nje ngjarje tejet e rendesishme per te gjithe, vecanerisht per ne shqiptaret, pikerisht edhe nga ky rikonfirmim e thellim i rolit amerikan.
—Njohja sot e Kosoves nga Izraeli, nje vend e popull thellesisht mik e partner, aleat i forte e shume i rendesishem i ShBA, eshte nje ngjarje tjeter madhore qe jo rastesisht u mbivendos ne kete dite.
—Gjithashtu njoftimi po sot per vendosjen e perfaqesive diplomatike te Kosoves e Serbise ne Jeruzalem eshte nje lajm tjeter i nje rendesie te vecante politike.
Te gjitha keto ngjarje madhore te sotme jo vetem qe sherbejne per te ndryshuar klimen ne Rajon, per paqen, por dhe per te dhene disa sinjale te qarta politike te te ardhmes Perendimore e Europiane te tij, duke krijuar dhe premisa te besueshme per suksesin e dialogut te neserm ne Bruksel midis atyre dy vendeve, per njohjen e Kosoves tashme nga te gjitha vendet antare te BE ne nje te ardhme te shpejte, per njohjen reciproke Serbi-Kosove.
Urimet me te mira!

Lexo edhe :  Berisha takon deputeten e Forza Italia: Bëhuni avokate e demokracisë!

 

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV