Takimi në Shtëpinë e Bardhë, liderët politikë ‘imunë’ ndaj Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Megjithëse të gjithë u fokusuam te marrëveshja e rëndësishme ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilën u desh 9 vite bisedime për tu arritur, një detaj që nuk mund të shpëtonte ishte dhe fakti që askush nga personat që ndodheshin në zyrën e Trump nuk mbante maskë.

Siç shihet edhe nga fotot të bëra publike për mediat, në një dhomë në të cilën ndodhen mbi 11 persona askush prej tyre nuk e zbaton një nga masat kryesore për të shmangur përhapjen e Covid-19, siç është mbajtja e maskave, por për më tepër askush prej tyre nuk zbaton as masën e distancimit fizik.

Që nga shpërthimi i pandemisë Covid-19, Trump ka pasur diskutime të shumta me drejtorin e Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, Anthony Fauci, për mbajtjen e maskave dhe pas shumë muajsh për herë të parë në muajin korrik ai u pa të vendoste maskën ndërsa vizitonte spitalin ushtarak, Walter Reed në Uashington. Por mesa duket presidenti i SHBA-ve ende nuk i mbështet 100% udhëzimet e doktor Fauci-t./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV