10 fakte për vrasjen e Eglantina Bucit nga i ati dhe i vëllai

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Cilësohet si një nga ngjarjet më makabër që ka ndodhur në Shqipëri në këto 30 vite. Babai dhe vëllai kanë vrarë të bijën e tyre pasi ishin kundër bashkëjetesës së saj me një person të cilin nuk e pranonin. “Fjala.al”, publikon në mënyrë të përmbledhur këtë ngjarje makabër të ndodhur në vitin 2012, por që i vetmi ngushëllim është zbulimi i këtij krimi.

1. Eglantina Buci u cilësua e zhdukur në vitin 2012, por hetimet nuk zbuluan vendndodhjen e saj dhe asnjë të dhënë rreth kësaj zhdukjeje.

2. Në vitin 2017 në polici mbërriti një informacion sipas të cilit 23-vjeçarja mund të jetë vrarë nga i ati Faik Buci dhe vëllai Shkëlzen Buci.

3. Në polici mbërrin një telefonatë nga një gjahtar sipas të cilit kishte gjetur disa eshtra në Malin me Gropa, mbrapa Malit të Dajtit.

4. Policia dhe Prokuroria e Tiranës, pasi ekzaminuan mbetjet e eshtrave vërtetuan se ato i përkisnin Eglantina Bucit. Ekspertët e nxorën këtë konkluzion pas krahasimit me ADN-n e të ëmës së Eglantinës.

5. Babai i Eglantinës, Faik Buci, kundërshtoi kërkesën e policisë që ai mund të bënte një ceremoni mortore për të varrosur eshtrat e të bijës, kjo ngjalli dyshime te hetuesit.

6. Një i penduar i drejtësisë, mik i Shkëlzen Bucit, ka treguar për hetuesit se ai ka shoqëruar Eglantina Bucin bashkë me të vëllain në Malin me Gropa.

7. I penduari ka treguar se i vëllai, Shkëlzen Buci, ka ekzekutuar të motrën dhe më pas i ka kërkuar ta mbajë të fshehtë krimin.

8. Shkëlzen Buci ndodhet në burg për një vrasje në tentativë në vitin 2017. Ai do të vriste aktorin Mishel Prela, i cili mbeti i plagosur, kundrejt një shume prej 80 mijë eurosh.

Lexo edhe :  Rikthehen tërmetet! Çfarë të bëni nëse jeni në shtëpi, në rrugë apo në makinë

9. Sipas vetë të penduarit ai ishte paguar nga familja e Eglantinës që të joshte atë.

10. Sipas të penduarit, i ati dhe vëllai i Eglantinës kanë kryer vrasjes, pasi kanë qenë kundër bashkëjetesës që ajo kishte me një person të cilin ata nuk e dëshironin./Fjala.al

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV