Pompeo çmon përpjekjet e liderëve të Kosovës dhe Serbisë për arritjen e marrëveshjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Shtetet e Bashkuara e çmojnë marrëveshjen historike të arritur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti për normalizimin ekonomik mes dy shteteve.

Në një komunikatë të lëshuar nga Departamenti amerikan i Shtetit më 4 shtator, vlerësohet udhëheqja e kryeministrit Hoti dhe presidentit Vuçiq, e cila, siç thuhet, çon në rritjen e vendeve të punës për të rinjtë, si dhe vendos një tonalitet të ri të pajtimit në Ballkanin Perëndimor.

“Marrëveshjet e sotme hapin mundësi të reja për bashkëpunime më të gjera. SHBA-ja rikonfirmon mbështetjen për negociatat e vazhdueshme midis Kosovës dhe Serbisë drejtë normalizimit të marrëdhënieve mes tyre”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, sekretari amerikan ka përgëzuar njohjen reciproke mes Kosovës dhe Izraelit si dhe vendimin e Serbisë për të vendosur ambasadën në Jerusalem.

Marrëveshja e arritur në Shtëpinë e Bardhë parasheh bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve. Palët janë zotuar se do të zbatojnë një sërë marrëveshjesh të arritura tashmë, siç është ajo për autostradën mes Kosovës dhe Serbisë, ajo për hekurudhat dhe për linjën ajrore. Po ashtu, aty parashihet që Kosova dhe Serbia të përshpejtojnë përpjekjet për të lokalizuar dhe identifikuar mbetet e personave të humbur.

Në bazë të marrëveshjes të nënshkruar më 4 shtator në Uashington, Kosova do t’i bashkohet “zonës së mini-Schengenit”, që është krijuar më 2019 dhe ku tashmë marrin pjesë, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Sa i përket Liqenit të Ujmanit, në marrëveshje thuhet se palët do të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë për një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të këtij liqeni, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.

Lexo edhe :  E vranë dhe e hodhën në liqen, sherri nisi për drogën në Gjermani

Ndërkaq, Kosova sipas marrëveshjes, po ashtu është pajtuar që brenda një viti të mos kërkojë anëtarësim në organizata ndërkombëtare.Serbia, në anën tjetër, është pajtuar po ashtu që brenda një viti të ndalë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës./REL

Të fundit

Fryrje dhe mavijosje në gjymtyrë, Shtëpia e Bardhë reagon për shëndetin e Trump

Presidenti Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një gjendje e zakonshme shëndetësore që prek qarkullimin e gjakut...

Mirror: Shqipëria një perle evropiane, me qytete me kalldrëm dhe plazhe mahnitëse

Lauren Haughey, gazetare e “Mirror”, e përshkruan Shqipërinë si “vendin më të habitshëm ku kemi qenë ndonjëherë”, në një artikull që vlerëson bukuritë natyrore...

Parashikimi i motit për ditën e sotme, sa do të shkojnë temperaturat

Këtë të premte, në Shqipëri vijon depërtimi i masave ajrore të nxehta nga Afrika drejt rajonit të Ballkanit, duke sjellë edhe në vendin tonë...

1536 – Shkëputja e Anglisë nga Kisha e Romës

Një histori që përfundon me shpalljen e pavlefshmërisë së urdhëresave anglikane nga Papa Leo XIII Ngjarja e vitit 1536, e njohur si fillesa formale e...

Sulmi ndaj kishës në Gazë, Trump telefonon Netanjahun. Izraeli: Ishte gabimi ynë!

Presidenti amerikan Donald Trump ka telefonuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pas sulmeve izraelite brenda një kishe katolike në qytetin e Gazës, ku mbetën të...

Lajme të tjera

Web TV