test

Momenti i shkëlqyer i futbollit shqiptar dhe 4 kërkesat jetike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ervin Baku

Futbolli shqiptar po kalon një moment të shkëlqyer, të artë. Në të gjitha nivelet e tij. Të katër klubet shqiptare kaluan turin dhe janë ende në garë në kompeticionet evropiane të UEFA-s. Tirana është në fazën play-off dhe është 90 minuta larg grupeve të Europa Ligës. Kombëtarja e nisi mbarë Ligën e Kombeve, me një fitore të pastër dhe të merituar në Bjellorusi. Shpresat arritën një fitore historike në Austri (1-5), me rezultat dhe lojë fantastike. Pas vajtjes në Evropianin e Francës 2016 dhe epopesë së lavdishme të Skënderbeut në Evropë, ky është momenti më i mirë i futbollit shqiptar të pas viteve ‘90. Deri këtu, gjithçka duket perfekte.

Por nuk është kështu… Në mbledhjen e ligës së klubeve të Kategorisë Superiore të Shqipërisë, zhvilluar të premten e kaluar në Minsk të Bjellorusisë, presidentët e klubeve vendosën njëzëri bojkotin e kampionatit kombëtar të futbollit. Pra, në datën 12 shtator kampionati ynë i Kategorisë Superiore nuk do të fillojë. Dhe presidentët e klubleve nuk kanë ndër mend të tërhiqen nga bojkoti i kampionatit, sa kohë nuk do të dëgjohen. Po pse, çfarë ndodhi? Pse erdhëm te ky vendim ekstrem? Një muaj më parë, klubet i dërguan qeverisë katër kërkesa: Uljen e TVSH-së në masën 6%; faljen e gjobave dhe kamatëvonesave të detyrimeve tatimore, fiskale e të sigurimeve të prapambetura; shtrirjen nga 2 në 10 vite të efekteve të pezullimit të tatimit mbi të ardhurat personale të lojtarëve; dhe miratimin e një ligji të vërtetë të sponsorizimeve.

Këto janë 4 kërkesa jetike për klubet shqiptare të futbollit. Janë 4 kërkesa minimale për mbarëvajtjen e futbollit shqiptar. Qeveria nuk e vuri fare “ujin në zjarr”. Heshtje totale. Si ka mundësi? Si ka mundësi të injorohen në këtë farë feje ata që sot janë ambasadorët më të mirë të Shqipërisë në Evropë? Nëse sot Liga e Evropës flet edhe shqip, kjo është meritë e plotë e 4 skuadrave shqiptare që janë ende në garë, meritë e plotë e Tiranës, Teutës, Kukësit dhe Laçit. Ky është rezultati i punës së shumë viteve, punës dhe sakrificave shumë të mëdha. Sot, tani, shteti, politika dhe qeveria shqiptare duhet ta ndihmojnë futbollin shqiptar të jetojë normalisht.

Lexo edhe :  Shanset 50-50 për Itali-Shqipëri, modeli statistikor i parashikon 58%-42%

Qeveria shqiptare të ulet urgjentisht në tavolinën e bisedimeve, të dëgjojë dhe të zgjidhë 4 kërkesat e futbollit shqiptar. Shteti, politika dhe qeveria shqiptare e kanë sot detyrim ta ndihmojnë futbollin shqiptar. Të mos e shfrytëzojnë vetëm për t’u krenuar në facebook dhe për të na zënë vendet në tribuna, kur vijnë skuadrat e mëdha. Jepini futbollit atë që i takon! Modelin e keni, modeli është Kosova. Sporti në përgjithësi, dhe futbolli në veçanti, janë motori i shoqërisë. Jepini karburantin e nevojshëm! Mos e mbani peng!/Ra.My.Fjala.al/

 

Të fundit

Misteri i zhdukjes së turistëve në ishujt grekë, çfarë dyshon policia

Operacionet e kërkimit për gjetjen e tre turistëve të zhdukur në dy ishuj grekë janë intensifikuar pasi policia njoftoi...

Zbuloni çfarë ju ndodh nëse laheni në det menjëherë pasi keni ngrënë

A ka njeri që mund të harrojë padurimin që kishim të gjithë si fëmijë kur prisnim të kalonin tre orë të tëra pasi të...

Pse Berisha fiton vetëm në gjykatat e Shqipërisë por humb në Paris, Londër, Washington?

Nga Kreshnik Spahiu Berisha fiton çështje penale vetëm në gjykatat shqiptare të cilat sipas tij, i kontrrollon Rama dhe humb në çdo gjykatë të huaj...

Euro2024, ja ‘orakujt’ që kanë parashikuar saktë ndeshjet

Një qen i quajturi “orakulli” Luna ka përcaktuar fituesin e takimit Itali-Shqipëri, që përfundoi 2-1 në favor të italianëve. Në një video të publikuar në...

Jude Bellingham shkëlqeu në fushë, por e dashura e tij mungoi në ndeshje

Yjet e futbollit anglez u bashkuan me partneret e tyre pas fitores 1-0 të Tre Luanëve kundër Serbisë mbrëmë. Por lojtari i ndeshjes që shënoi...

Lajme të tjera

Web TV