Ne dhunojmë dhe dhunohemi çdo ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

NGA ERVIN BAKU

U shokuat të gjithë për ngjarjen çnjerëzore në Pejë? Me të drejtë. Edhe unë bashkë me ju. Sepse kam 2 prindër të mrekullueshëm të cilëve u shërbej me shumë dashuri. Nuk bëj asgjë, jo. Bëj vetëm atë që duhet të bëjë çdokushi që e quan veten NJERI. U shokova aq shumë sa, po të më ndodhte mua (larg qoftë) do ia bëja mishin copa-copa atyre jo-njerëzve dhe pastaj do ta kaloja jetën me qejf në burg… Por ajo që më bëri shumë përshtypje dhe patjetër që më shokoi është hipokrizia juaj, ose të them më mirë hipokrizia jonë. Pse? Po ne dhunojmë dhe dhunohemi çdo ditë, nga mëngjesi në darkë, 365 ditë të vitit… Dhunë fizike, verbale, akustike. Ne nuk dimë të hapim rrugë, nuk dimë të themi “më fal”, nuk dimë të themi “falemnderit”. Ne parkohemi si “lopa bajgat”. Vetëm e vetëm që të mbarojmë punën tonë. Ne nuk e vëmë kurrë veten në vendin e tjetrit. Kurrë. Nuk pashë një shofer të respektojë këmbësorët te vijat e bardha. Ose shumë rrallë. Po shumë rrallë. Dhunë në familje, dhunë në punë, dhunë në media, dhunë pa limit. Po dhuna akustike? Një tmerr më vete. Kjo pra është… Ngjarja e Pejës nuk është rastësore. Jemi shoqëri e dhunshme. Dhe nuk ke si të korrësh dashuri, kur mbjell dhunë. Mbillni dashuri, çdo ditë, pa limit!

Të fundit

Ja çdo ndodhë më 1 tetor me pensionet, eksperti zbardh skemën e re që do përdoret

Eksperti i njohur Kujtim Hoxha ka folur për ndërhyrjen që po bëhet për ndryshimin e skemës në rritjen e...

Nato në alarm: Rusia po planifikon sulme të befasishme, ja shtetet më të rrezikuara

Evropa është në rrethin e kuq të Rusisë. Alarmi vjen nga agjencitë kryesore të inteligjencës të kontinentit, sipas të cilave Moska planifikon të nisë...

VIDEO/ Rama ndan pamjet: Lumi i Shalës, atraksioni turistik për të cilin flasin të gjithë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga Lumi i Shalës i përshkruar nga shumë turistë të huaj si Tajlanda e Shqipërisë. “Pamje...

“Financial Times” skanon zgjedhjet e Vuçiç, pse presidenti serb po “luan me dy porta”

Dy persona që janë nën sanksionet e SHBA-së për shkak të lidhjeve të tyre të ngushta me Rusinë, u zgjodhën këtë javë si anëtarë...

Eurodeputeti grek Kefalogiannis vizitë në Shqipëri, do takojë sot Fredi Belerin në qeli

Eurodeputeti grek Manolis Kefaloyannis ndodhet për një vizitë në Shqipëri. Ditën e Pashkëve më 5 maj ndoqi meshën e shenjtë në Katedralen Orthodhokse të Ngjalljes...

Lajme të tjera

Web TV