(VIDEO) ‘Nuk di ça ka firmosur’/ Reagimi i çuditshëm i Vuçiç kur Trump përmendi zhvendosjen e ambasadës serbe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një video është komentuar shumë rrjetet sociale teksa shihet presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Shtëpinë e Bardhë i cili bën një reagim të çuditshëm ndërsa presidenti i SHBA-ve deklaron se ambasada serbe duhet të zhvendoset nga Tel Aviv për në Jerusalem.

Presidenti Vuçiç shikon dhe një herë dokumentet që ka firmosur duke lënë të dyshohet se ai nuk ishte në dijeni se çfarë kishte nënshkruar.

Kjo video është bërë virale në rrjetet sociale, ndërsa menjëherë pas komenteve të qytetarëve serb të cilëve nuk u ka pëlqyer reagimi i presidentit të tyre, ka reaguar vetë Vuçiç.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai sqaron se i ka lexuar mbi 500 herë dhe ka kontrolluar çdo fjali që ka nënshkruar, madje shkruan se i janë ngatërruar dokumentet me të kryeministrit Hoti.

“Shumë personave nuk u ka ardhur mirë. Po thonë se nuk e kam lexuar marrëveshjen. Tërë ditën e natën, më shumë se 500 herë e kam kontrolluar çdo fjali. Por, doli se na i kishin ndërruar ‘fasikllat’ kur i kemi nënshkruar”, ka deklaruar Vuçiç/Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Avokati amerikan i Erion Veliaj ndalohet ta takoj në burg

Avokatët e kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj, Joshua Roberts dhe Danniel Fetterman prej mëse një ore po qëndrojnë jashtë...

Rutte: Nuk do të lejojmë që të rrezikohet paqja në Bosnje

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha në Sarajevë se aleanca mbështet sovranitetin dhe integritetin e Bosnje e Hercegovinës, duke theksuar se nuk...

Gati 300 zjarre brenda tre ditëve në Kosovë,dyshohet se shumica janë shkaktuar nga njeriu

Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent (AME) të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Genc Metaj, ka deklaruar se situata e zjarreve në Kosovë...

Inflacioni fiksohet në 1.9%/ Ushqimet rriten, shqiptarët nuk kursehen

Inflacioni në muajin shkurt mbeti i pandryshuar, duke bërë që çmimet të rriteshin me të njëjtën përqindje si në janar. Treguesi i ndryshimit të çmimeve...

Sherr me grushte e shqelma para gjimnazit “Sami Frashëri”, nxënësit dhunojnë adoleshentin

Një konflikt mes disa gjimnazistëve të 'Sami Frashërit' në kryeqytet ka ndodhur pasi kanë mbaruar mësimin në drekë. Tiranë-Një konflikt mes disa gjimnazistëve të 'Sami Frashërit'...

Lajme të tjera

Web TV