Ja çfarë ka rezervuar muaji shtator për të gjitha shenjat e horoskopit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ftuar mëngjesin e kësaj të marte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ishte astrologia Meri Gjini për të folur mbi parashikimin e horoskopit për vijimin e muajit Shtator.

Ky muaj do të na japë mundësinë për të marrë shpërblimet që viti 2020 na ka “borxh”, periudhë të cilin ajo e quan si një “mini Viti i Ri”.

Dashi

Do të bëjë kontakte të rëndësishme për gjëra që u duhen apo për të mbyllur problematikat në raport me njerëzit. Me Mërkurin përballë bën të mundur që të ridiskutojë dhe çështje kreative dhe gjëra të reja në zhvillimet e tyre profesionale.

Demi

Shenjat e tokës në këtë periudhë do të ndihen më të siguruara e para nga fiziku por edhe nuk do ta përjetojnë ankthin si shenjat e ajrit. Do të kenë siguri të madhe por do të jenë në pozicion mbrojtës, jo sulmues. Me durim do t’i organizojnë mirë gjërat e tyre, do të jenë ndër ata që do t’ja dalin mbarë mirë.

Binjakët

Do të takohen dhe do të diskutojnë për çështje që iu përkasin objektivave dhe qëllimeve të përbashkëta. Pas datës 10 duhet të jenë të kujdesshëm me njerëzit brenda shtëpisë, sepse me partnerin padashje do t’i kenë limitet e tolerancës pak të kufizuara, por do t’ja dalin mbanë për shkak të butësisë që i karakterizon.

Gaforrja

Shtatori do të japë një ngjyrosje shumë të mirë për atë çfarë përfaqësojnë profesionalisht. Marsi do të sheshojë problematikat e mbartura, do të rezultojnë pozitiv pavarësisht nervozizmit dhe ngërçit që mund të kenë patur pjesën e fundit të gushtit dhe fillimit të shtatorit.

Luani

Në pjesën e raportit me veten do të jenë në një pikë shumë të mirë, dhe do të merren me gjëra kreative, me fëmijët e tyre, me organizimin e axhendës së familjarëve. Do të gjejnë mënyrën e duhur për të organizuar kohën dhe të kenë mundësi për të marrë vlerat e tyre.

Virgjëresha

Me çështjen e punës do të kenë shumë përfitime profesionalisht në planin afatgjatë. Organizimi i një iniciative do të jetë shija e parë kryesore dhe nga data 10 deri në mes të tetorit, do të kenë ide gjeniale për zhvillimin e tyre. Në raport social, pavarësisht vështirësive që kanë qenë karakteristikë e 22 Majit do të sheshohen dhe të lihen pas kurrizit.

Lexo edhe :  Ledion Lico heq dorë nga drejtimi i BBVA? Ja cila moderatore pritet të zërë vendin e tij

Peshorja

Nuk e kanë periudhë të vështirë pavarësisht se Saturni dhe Plutoni duket sikur japin një formë disforie nga ata çfarë kanë patur përpara tre vitesh. Në këtë periudhë do të ndihen jo vetëm si diplomatët e grupimit, por do të kenë mundësi ta gjejnë veten edhe si lidera të grupimit. Ajo çfarë do t’ju japë pozitivitet është jeta e tyre personale, një periudhë e mirë me çështje që iu përkasin shpirtit të tyre.

Akrepi

Kanë luhatje të forta të humorit, që lidhet me pasiguritë e jashtme dhe jo të tyret. Me fizikun do të kenë shumë pak kujdes nga data 22 deri në fund të shtatorit.

Shigjetari

Problemet e kohës dhe ajo që i ka lodhur janë vështirësitë në raportet personale në çift, dhe duket sikur vendosin një pauzë për 10 ditëshin e parë deri në datën 17. Me hënën e re tek Virgjëresha, do të risjellë përsëri paqartësinë apo ngritjen e tonacionit në raportet në çift.

Ujori

Duket sikur ajo që do të jetë pak shqetësuese për të tjerët, do të jetë një ndjesi dhe vitalitet që do t’i përfshijë të gjithë Ujorët nga data 17 deri në fund. Për gjërat e mëdhaja që kanë pushtet dhe status do të kenë mundësi shumë të mira nga dhjetori dhe në vazhdimësi.

Peshqit

Me disforinë dhe ankthin e kohës, janë emotivë në të ekzagjeruar dhe ndoshta e shtojnë pak dozën e situatës gri që kanë në mendje. Duke dëgjuar dhe influencuar të tjerët do të duhet nëse kanë për të vendosur për vazhdimësinë e tyre, për të ndryshuar në fakt gjërat që kanë në shpirt.

Do të duhet të bashkëbisedojnë me më racionalët e qarkut të tyre shoqërore, jo me njerëz që janë të ngjashëm me veten e tyre sepse racionaliteti do të jetë shpëtimi për peshqit për sa i përket çështjeve praktike.

Të fundit

Dashuria në distancë, Grida Duma flet për herë të parë: Kam ndryshuar shumë!

Grida Duma ka folur për herë të parë rreth jetës së saj private, përfshirë marrëdhëniet e dashurisë. Ajo ka treguar...

“Kur isha shtatzënë…”/ Inva Mula tregon momentin më të vështirë të jetës

Sopranoja Inva Mula, rrëfeu si rrallë për jetën, familjen dhe karrierën. Duke folur për sfidat dhe momentet më të vështira, sopronaja e njohur kujtoi periudhën...

I nxehti dëmton trurin? Temperaturat e larta ndikojnë në funksionimin e sistemit nervor

Bëni kujdes nga i nxehti. Temperaturat e larta nuk ndikojnë vetëm në aspektin fizik, por dhe në atë psikologjik duke shkaktuar ankth, luhatje të...

Komb i ri, monedhë e re: Historia e zgjedhjes së dollarit si monedhë zyrtare e SHBA

5 korrik 1785  Më 5 korrik 1785, Kongresi i Konfederatës – organi qeverisës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës para kushtetutës së vitit 1787 –...

Shqipëria, në një aplikacion/ TEA, mijëra përdorues nga e gjithë bota

Çfarë ofron Shqipëria gjendet në një aplikacion në celular. Në më shumë se 1 vit nga krijimi, TEA është kthyer në një guidë dixhitale....

Lajme të tjera

Web TV