Kjo është gjyqtarja nga Durrësi që u arrestua për korrupsion (foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është publikur në media fotoja e Mimoza Margjeka, gjyqtarja e dyshuar se mori ryshfet për të ndryshuar masën e sigurisë për të dënuarin për transport të paligjshëm të emigrantëve, kundrejt një pagese prej 6000 eurosh.

“Fjala” foton e gjyqtares që akuzohet se ka marrë pagesën përmes bashkëshortit të saj Arben Cara, nga Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe avokati Skënder Demiraj.

Margjeka njihet si gjyqtarja që nuk njohu rezultatin e zgjedhjeve lokale në Durrës vitin e shkuar. Ajo nuk i dha në shkallën e parë mandatin kryebashkiakes së PS që garoi vetëm, Valbona Sako.

Sipas saj zgjedhjet ishin nul, për shkak të regjistrimit të kandidates tjetër të BD-së për kreun e bashkisë, Valbona Sakollari, jashtë afateve të përcaktuara me ligj.

Ndërkohë, portalet dhanë një tjetër shkak për mosdhënien e mandatit. Gazeta Tema shkruante se bashkëshorti i gjyqtares Mimoza Margjeka është një simpatizant i flaktë i PD-së dhe se kjo gjë ka ndikuar në vendimin e Margjekës. Madje, e njëjta medie publikoi edhe foton e Carës me dy gishtat lart.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Horoskopi i ditës, 13 maj 2024

Dashi Hëna do jetë në të njëjtën linjë me Saturnin sot dhe do ju bëjë edhe më të mençur dhe...

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet në katër dhoma dhe me...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Lajme të tjera

Web TV