Cakaj në Forumin Ekonomik dhe të Mjedisit: Prioritet, promovimi i sigurisë përmes luftës kundër korrupsionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në Takimin vjetor të Forumit Ekonomik dhe Mjedisor, që po zhvillohet në Pragë.

Në fokus të këtij takimi ishte rëndësia e përdorimit të teknologjive të reja dhe platformave digjitale në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Promovimi i sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik nëpërmjet luftës kundër korrupsionit është një prej prioriteteve themelore të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së.”- u shpreh Cakaj në një postim në facebook lidhur me pjesëmarrjen në këtë forum.

Gjithashtu, Kryediplomati Cakaj bëri me dije se mënyrat e ruajtjes së privatësisë dhe sigurisë kibernetike, lufta kundër mashtrimeve në sistemet financiare, shfrytëzimi i teknologjisë në shërbim të llogaridhënies publike e trasparencës institucionale janë prej çështjeve kryesore në shtjellim e sipër prej ekspertëve të fushave dhe përfaqësuesve të lartë të vendeve pjesëmarrëse.

“Shqipëria si Kryesi e radhës e OSBE-së ndërkaq, është duke kryer detyrën e saj për nxitjen e bashkëpunimit mes vendeve pjesëmarrëse në funksion të përdorimit efiçient të teknologjisë kundër korrupsionit”, përfundoi Cakaj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Putini bën ndryshime në qeveri ndërsa Kremlini intensifikon sulmet në Ukrainë

Rusia ka filluar një ofensivë të re tokësore në rajonet verilindore të Ukraunës. Analistët thonë se Kremlini synon të...

Pse opozita në Shqipëri nuk është e unifikuar karshi Athinës?

Nga Ylli Pata Në Athinë, si qeveria, ashtu edhe opozita, e konsideron Fredi Belerin, sit ë burgosur politik. Edhe pse në ditët e fundit, opozita...

Pas dështimit të protestave në Tiranë, Berisha transferon Këlliçin në Elbasan

Pas humbjes së thellë përballë Erion Veliajt, por edhe deshtimit te protestave ne Tirane, duke mos mbledhur dot as 50 militante para Bashkise se...

Von der Leyen: Nëse Putin ndal bombardimet, negociatat janë të mundshme

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen deklaroi se negociatat për paqe në Ukrainë janë të mundshme nëse Vladimir Putin ndal bombardimet. Këtë deklaratë...

Fjalimi i Ramës në Athinë, Minxhozi: Dha mesazhe të forta

Analisti Skënder Minxhozi thotë se kryeministri Edi Rama dha mesazhe të forta në fjalimin e tij në Athinë, të takmin e tij me komunitetin...

Lajme të tjera

Web TV