Deti/Dule: Greqia s’është agresive, ne gjithmonë japim imazh negativ në sytë e botës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, tha sot në mbrëmje se Greqia nuk është dhe asnjëherë nuk ka qenë agresive në politikën e jashtme me Shqipërinë.

Ai tha se sa herë bëhet fjalë për marrëveshje mes këtyre dy vendeve fqinje, ka nga ata shqiptarë që sulmojnë dhe hedhin baltë, me pa të drejtë.

Në emisionin Open, Dule u shpreh se po bëhet një ngatërresë, mes asaj që quhet shtrirje territoriale e ujërave deri në 12 milje dhe zonave ekskluzive ekonomike.

“Nuk e di pse duam që gjithmonë të japim një imazh negativ në sytë e botës. Sa herë ka një marrëveshje me Greqinë, hidhen përpjetë, hidhen akuza, baltë. Pse? Nuk ka njerëz të mirë e punëtorë në këtë vend? Vetëm njerëz që bëjnë marrëveshje të fshehta dhe shesin e blejnë? Këtu është një strumbullar.

Duhet të jemi të përgjegjshëm. Greqia po të ishte e ashpër me ne në 2009 do e ratifikonte menjëherë në parlament atë marrëveshje, por nuk e bëri, pasi respekton fqinjësinë, respekton partneritetin. Kryeministri grek foli për ujëra territoriale, ne flasim për zonat ekskluzive ekonomike. Nuk janë e njëjta gjë. Dua të bëj dhe një vërejtje linguistike. Greqia nuk tha do shtrijmë ujërat tona në 12 milje.

Deri në 12 milje po, sepse është terminologjia e vetë konventës. Sepse ka kushte gjeografike që nuk e lejojnë të shtrihet 12 milje. Si do shtrihet 12 milje në Ksamil? Aty nuk ka mundësi të shtrihet, ka ndarje deti në mënyrë të barabartë, që quhet vijë e mesme. Kemi dhe mbylljen e gjireve. Dua ta sqaroj, shtrirja e ujërave territoriale deri në 12 milje nuk kërkon marrëveshje, janë zonat ekskluzive territoriale ekonomike ato që kërkojnë marrëveshje”, tha Dule.

Lexo edhe :  Detaje nga takimi i Ramës me drejtuesit e PS!Në listat e mbyllura do jenë gra dhe të rinj

Të fundit

Administrata Trump mbyll mbi 80% të programeve të USAID-it

Administrata Trump ka anuluar më shumë se 80 për qind të programeve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID)...

Zelensky i kërkon falje Trump për debatin në Zyrën Ovale, Witkoff zbulon prapaskenën

Disa ditë pas debatit të tyre të zjarrtë në Zyrën Ovale, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi falje presidentit Trump, pohoi të hënën i...

Belind Këlliçi i zgjat dorën, Berisha ‘ia lë thatë’, VIDEOJA që po bën xhiron e rrjetit

Një situatë tepër e pakëndshme dhe në siklet ishte ajo e Belind Këlliçit sot gjatë prezantimit të koalicionit me 26 parti, që PD ka krijuar me...

Flamur Noka: Pas 11 majit do “krreheni”, shumica do të shkojnë tek Ilir Beqja

Sekretari i Përgjithshëm i PD, deputeti Flamur Noka, gjatë fjalës së tij në kuvend ka akuzuar socialistët në sallë se thonë çdo gënjeshtër për...

Marrëveshja Shqipëri-Itali si model, prezantohet në Strasburg rregullorja për emigrantët

Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët e paligjshëm duket se po shërben si një model për të zgjidhur problemin e flukseve emigratore, për...

Lajme të tjera

Web TV