Pezullohen testet për vaksinën anti-Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“AZD1222” e kompanisë AstraZeneca ishte deri tani një kandidat kryesor për vaksinën kundër COVID-19. Por për shkak të efekteve anësore testet janë pezulluar.

Kompania farmaceutike AstraZeneca i ndërpreu testet dhe studimin klinik për vaksinën që po përgatiste kundër koronës. Arsyeja: një nga probantët pati probleme shëndetësore. Portali i lajmeve shëndetësore “Stat News” madje raportoi duke cituar një zëdhënëse të kompanisë për efekte anësore serioze tek personi i testuar.

Pezullimi i përkohshëm i studimit është një masë rutinë për raste të tilla, tha kompania farmaceutike britanike. “Gjatë serive të testimeve dhe të eksperimenteve ka raste që shfaqen sëmundje dhe efekte, por ato duhet të hetohen nga një palë e pavarur në mënyrë që kontrolli të jetë i plotë.” AstraZeneca do të përshpejtojë analizën e rastit në mënyrë që procesi i miratimit të vaksinës të vonohet sa më pak të jetë e mundur, tha zëdhënësja.

Ndoshta rast i izoluar

Qëllimi përfundimtar i analizave është të përcaktojnë nëse problemet shëndetësore të personit në fjalë janë shkaktuar nga vaksina. Gjatë periudhës së pezullimit nuk do të vaksinohet asnjë pjesëmarrës tjetër në studimi dhe personat qe janë vaksinuar ndërkohë do të vazhdojnë të jenë nën vëzhgim.

Vaksina eksperimentale e njohur si “AZD1222” që kompania farmaceutike AstraZeneca ka zhvilluar së bashku me Universitetin e Oksfordit gjendet në fazën e avancuar të provave klinike në Britaninë e Madhe, Brazil dhe Afrikën e Jugut. Serumi konsiderohet si një nga kandidatët kryesorë për zhvillimin e një vaksine efektive kundër virusit të ri Corna. Dhjetëra mijëra vullnetarë po marrin pjesë në fazën e tretë dhe të fundit të studimit./DW

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV