Aubameyang drejt rinovimit të kontratës, ja sa i ka ofruar Arsenali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pierre-Emerick Aubameyang është gati të rinovojë kontratën me Arsenalin. Sulmuesi Gabonez ka rënë dakord për një kontratë të re me ‘topçinjtë’ e Londrës për tre sezone deri në vitin 2023, e cila do të mbyllet menjëherë.

Futbollisti, i cili në fillim të këtij viti shprehu dëshirën për të ndryshuar klub, do të përfundojë duke lidhur të ardhmen e tij me atë të klubit londinez. Ardhja e Mikel Arteta në stol dhe titujt e FA Cup dhe Community Shield duket se e kanë bërë sulmuesin të ndryshojë mendim dhe të vazhdojë të qëndrojë në klub.

Aubameyang, i cili fiton 215 mijë euro në javë nga kontrata aktuale, duket se do të bëhet futbollisti i dytë më i paguari i Arsenali-t, pas Mesut Ozil, duke fituar afro 15 milion euro.
31 vjecari ka marrë pjesë në 44 ndeshje sezonin e kaluar ku dhe ka shënuar 29 gola, duke qenë vendimtar për dy titujt e fituar nga Arsenali.

Fj.Ak/Fjala.al

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV