Fillimi i shkollës/ OBSH në Tiranë: Familjet s’kanë pse tensionohen, fëmijët përshtaten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoresha e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, Bettina Menne ka dhënë një mesazh të rëndësishëm në lidhje me fillimin e shkollave në Shqipëri.

Përveç masave që të gjithë qytetarët tashmë i dinë, Menne i bën apel prindërve që të mos tensionohen për rikthimin e fëmijëve në shkolla, pasi sipas saj fëmijët kanë mekanizëm të mrekullueshëm për tu përshtatur dhe dinë rregullat e dinë se çfarë duhet të bëjnë.

Më tej ajo propozoi që ky model që po ndiqet për fëmijët të përdoret dhe për të rriturit në këto kushte pandemie.

MESAZHI I DREJTORESHËS SË OBSH TIRANË, BETTINA MENNE

Gjeja me e rendesishme eshte qe udhezimet dhe rregullat e Ministrive te Shendetesise dhe Arsimit te respektohen.

Duhet t’ informojme femijet mbi cdo mase qe kemi marre. Femijet gezojne nje mekanizem te mrekullueshem pershtatjeje, nese ata e dine cfare duhet te bejne dhe cilat jane rregullat.

Keto perfshin:

Si te hyjne e te dalin nga mjediset e shkolles

Si te qendrojne dhe si do zhvillohet mesimi ne klase

Cfare u lejohet ne lidhje me levizjen brenda shkolles

Cfare masash higjenike jane per t’u marre

Cfare do bejne mesuesit dhe stafi tjeter mbeshtetesh

Si edhe cfare do t’u duhet te beni juve si prinder:

Te plotesoni cdo dite Vete-Deklarimin elektronik per Kushtet Shendetesore te Femijes, ne menyre te pergjegjshme dhe duke vendosur numrin e telefonit te prindit;

Nese ju duhet te flisni me nje mesues, drejtori do te zbatoje nje komunikim elektronik apo do mundesoje evente te programuara, takimesh balle per balle

Ne rast se ju coni femijen/femijet ne shkolle, ju nuk mund te pranoheni brenda mjedisit shkollor pavaresisht cilesdo arsye

Lexo edhe :  Surpriza e samitit/ Çfarë është “Bisha” që bashkoi Trump dhe Putin

Jane perfunduar tashme Protokollet e menaxhimit praktik te rasteve potenciale te rrezikut (tek mesuesit, femijet apo stafet mbeshtetese).
Pavaresisht COVID-19 apo ketyre protokolleve qe rregullojne rregulla te reja ne shkolle, as familjet dhe as femijet nuk kane pse te ndjehen te tensionuar.

Fleksibiliteti I femijeve per te pranuar kete situate mundet madje te kthehet ne nje model per te rritur qe te respektojne me mire kerkesat themelore te mbrojtjes: ver nje maske, mbaj higjenen, ruaj nje distance fizike baze.
Une ju uroj te gjithe femijeve shqiptare shume sukses me vitin e ri shkollor dhe jam kaq e lumtur t’i shoh te kthehen atje ku ata perkasin: Femijet tane jane femije te Dijes! Dhe ne duhet t’u mesojme atyre Shkencen e Dashurise, cdo dite!

 

re.gu/Fjala.al

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV