Lleshaj konfirmon nga Vlora: Nuk do jem më ministër, posti s’është i përjetshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në ceremoninë e prezantimit të forcave Shqiponja në Vlorë u shpreh se nuk do të jetë më ministër.

I pyetur për ndryshimet e reja, Lleshaj tha se nuk do të jetë më në postin aktual. “Që nuk do të jem më në këtë post është e sigurt, askush nuk është i përjetshëm në këtë post”, tha Lleshaj.

Gjithashtu Lleshaj foli edhe për operacionet e OFL, ndërsa shtoi se kërkon të bindë se pasuritë e krijuara në rrugë kriminale do të merren dhe do të vendosen në shërbim të publikut.

“OFL kërkon të japë mesazhin e madh krimi sado të arrijë të zgjasë në kohë, në fund të herës pasuria kriminale do të hiqet. Pra OFL kërkon të bindë se pasuritë e krijuara nga kjo rrugë kriminale do të merren dhe do të vendosen në shërbim të publikut.

Vlora nuk kryeson më në listën e problemeve. Kanabisi ka marrë goditje të mëdha si në Vlorë edhe në gjithë Shqipërinë”, tha Lleshaj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Agjenti i Ronaldos i sjell Milanit sulmuesin që vlen 65 mln euro?

Goncalo Ramos është një nga objektivat e Milanit këtë verë. PSG nuk mund ta shesë atë, veçanërisht pasi ata...

Cërrik, vjehrra e denoncon për dhunë, Policia merr nën akuzë nusen

Një grua e moshuar ka kërkuar ndihmën e Policisë së Cërrikut, pasi dëshmoi se nusja e saj e dhunonte psikologjikisht. Burime zyrtare bënë sot me...

Fier, 13-vjeçarja përdhunohet nga 3 persona

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Fier ku një 13-vjeçare dyshohet se është përdhunuar nga tre persona, një i moshës 30...

Dalin emrat, vettingu nxjerr dy prokurorë përfundimisht nga drejtësia

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka vendosur këtë të martë, datë 29 Korrik të shkarkojë nga detyra dy prokurorë, Eranda Lazen e Tiranës dhe...

Ishte zhdukur në Liqenin e Ujmanit, gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur se është gjetur trupi i pajetë i një 33-vjeçari në Liqenin e Ujmanit, i...

Lajme të tjera

Web TV