Vogëlushja i shkruan maces së saj në “Parajsë”, merr përgjigjen e pabesueshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vajzë pesë-vjeçare, e cila disa muaj më parë humbi macen nga një sëmundje e pashërueshme, vendosi që t’i shkruaj një letër asaj Tin Tin, direkt në “Parajsë”.

Nëna e saj ishte përpjekur ta bindte, duke shpjeguar se qielli ishte shumë larg për të dërguar letra, por pas më pak se një jave, çuditërisht, erdhi përgjigja.

Vogëlushja Nevaeh Lowe, e cila jeton në Walton-on-Thames, Angli, e vuajti shumë humbjen e maces së saj, e cila ngordhi pas një sëmundje të pashërueshme në zemër.

Vajza e vogël kishte frikë se Tin Tin, do të ndihej shumë vetëm larg familjes dhe prandaj vendosi të shkruante dhe postonte letrën, duke bashkangjitur gjithashtu një foto kur ajo dhe macja ishin së bashku.

“Më mungon shumë, ti je macja më e mirë në botë, të dua dhe nuk do të të harroj kurrë. Unë kam një foto tonën bashku, tani e ke edhe ti. Të dua, Nevaeh”, thuhej në letrën e vajzës.

Mami Tamara ishte përpjekur ta bindte vajzën e saj të hiqte dorë shkrimi i asaj letre, por çuditërisht Nevaeh, e mori përgjigjen nga Tin Tin. Përgjigja u shkrua nga një postier, i cili i ngacmuar nga adresa “Parajsë” vendosi që ta hapte.

Por përveç përgjigjes, postieri i dërgoi vogëlushes një mace pelushi shumë të ngjashme me Tin Tin, si dhe një libër për mace.

“Faleminderit që më shkrove këtë letër dhe që më dërgove foton, do të thotë shumë për mua. E ngjita pranë shtratit tim të butë këtu në Parajsë. Unë dua që ta dish se jam mirë, kam bërë shumë miq. Njëri prej tyre, Tibbles, gërhet shumë kur flemë gjumë. Ndërsa engjëjt më ushqejnë dhe sillen shumë mirë me mua.

Lexo edhe :  Prej 2 javësh i shtruar në spital, Vatikani jep detaje për shëndetin e Papës

Unë e di që je e mërzitur sepse nuk jam aty me ty, por nuk duhet të jesh. Këtu për ty ka një mace prej pelushi që më ngjan mua, kështu që kur të jesh e mërzitur mund ta përqafosh, siç bëje me mua.

Është edhe një libër mbi macen Mog, këtu ai është i famshëm, mund ta lexosh bashkë me mamin. Nëse ke nevojë të flasësh me mua, kërko yllin më të ndritshëm në qiell dhe unë do të jem atje për të dëgjuar. Unë gjithmonë do të jem shoku yt më i mirë, Tin Tin”, thuhej në letër.

“Tani që Nevaeh e di se Tin Tin është mirë, ajo ka rigjetur qetësinë. Çdo mbrëmje shikon qiellin dhe kërkon yllin e saj të veçantë”, thotë nëna e vogëlushes./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Paralajmërimi i avokatit: Ja kur lirohet Ilir Meta nga qelia

Avokati Edmond Petraj thotë se nëse Ilir Meta fiton mandatin e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, avokatët...

FOTO/ Publikohen momentet e fundit të Eglit brenda ‘BBVA’, pranë i qëndron Gjesti

Egli Tako ka përfunduar rrugëtimin e saj në ‘Big Brother VIP Albania’ për shkak të gjendjes shëndetësore. Pak minuta me parë faqja zyrtare e ‘Big...

Ditët me diell marrin fund! Meteorologia: Ja kur nisin reshjet e shiut…

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar në emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN se si do të jenë kushtet e motit gjatë ditëve në vijim. Porja...

Do të lundrojnë në para/ Shenjat e horoskopit të favorizuara financiarisht në muajin mars

Financat janë një çështje e madhe për të gjithë tani, por tre shenjat e horoskopit që tërheqin bollëkun financiar gjatë marsit 2025 mund të...

Para ose pas zgjedhjeve, në fund prapë do shkojmë për Pazar!

Nga Ben Andoni Nuk ka vit më strapacues për shqiptarët e zakonshëm sesa kur mbahen zgjedhjet e përgjithshme, ashtu si njësoj pothuaj ngjet edhe me...

Lajme të tjera

Web TV