Lotaria Amerikane/ Ambasada nxjerr njoftimin e rëndësishëm për gjithë të interesuarit: Në 14 shtator…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasda amerikane në Tiranë do të nisë procedimin e aplikimeve për Lotarinë Amerikane.

Bazuar në udhëzimet e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Ambasada e Sh.B.A.-së në Tiranë do të rinisë procedimin e aplikimeve për Lotarinë Amerikane të hënën, më 14 shtator.

Në njoftim, ambasada bën thirrje që të aplikuesit të kenë parasysh që Programi i Lotarisë Amerikane 2020 skadon më 30 shtator 2020.

Departamenti i Shtetit ka përcaktuar përparësitë në planifikimin e intervistave, bazuar në vendimin e fundit të gjyqit (Gomez kundër Trump) dhe standardeve statutore, të cilat Departamenti i Shtetit shpreson të rezultojnë në lëshimin në kohë të vizave për aplikantët e përzgjedhur, deri më 30 shtator. Për më shumë detaje, shikoni këtu

Vizat Imigruese për në Shtetet e Bashkuara procesohen për qytetarët dhe rezidentët e Shqipërisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Për të aplikuar për një vize imigruese, një qytetar i huaj që dëshiron të emigrojë, duhet të sponsorizohet nga një qytetar amerikan ose të afërm të ngushtë me rezidencë të përhershme ligjore, ose një punëdhënës i ardhshëm amerikan, si dhe të ketë një peticion të miratuar përpara se të aplikojë për vizë emigruese.

Sponsori nis procesin duke dorëzuar një peticion në emër të qytetarit të huaj tek Shërbimet për Shtetësinë dhe Imigrimin në Shtetet e Bashkuara (USCIS). Ju mund të keni nevojë që të kontrolloni Listën e Kategorive të Vizave në usvisas.state.gov për të mësuar për llojet e ndryshme të vizave imigruese për në Shtetet e Bashkuara, përfshirë edhe programin tonë të Lotarisë Amerikane.

Më pas, ndiqni hapat e Procesit të Vizave Imigruese ose të Lotarisë Amerikane, në faqen usvisas.state.gov për të nisur aplikimin për viza imigruese.

Lexo edhe :  “Ndodhi papritur”/ Dëshmojnë të afërmit e 4- vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinë

Pasi USCIS të ketë miratuar peticionin tuaj dhe pasi ju të keni përfunduar fazën përgatitore të procesit me Qendrën Kombëtare të Vizave (NVC), ose nëse jeni përzgjedhur për Lotarinë Amerikane dhe keni përfunduar procesin me Qendrën Konsullore në Kentaki (KCC), ju duhet të rishikoni udhëzimet që ju janë dhënë nga NVC-ja ose KCC-ja, së bashku me informacionin e dhënë në këtë faqe interneti, për udhëzime dhe drejtime të mëtejshme./Bl.Ba.Fjala.al

Të fundit

Të huajt nuk arrijnë të zëvendësojnë shqiptarët, zënë vetëm 2% të forcës së punës

Në Shqipëri, në fund të vitit 2024 kishte 11.9 mijë të huaj që kishin marrë lejë qëndrimi për të...

“Hiqni miqësinë me hebrenjtë në Facebook!” Propozimi që ndezi polemikat në Itali

Deklaratat e një profesori italian të Drejtësisë në Universitetin e Palermos, i cili propozoi që qytetarët italianë të heqin nga lista e miqve në...

‘Fshesa Rama’ në Elbasan/ Emërohen administratorët e rinj në 17 njësitë e bashkisë

Pas shpalljes se vakances dhe rivleresimit ne njesite administrative dhe njesite e Bashkise Elbasan, u zhvilluan testime dhe konsultime të vazhdueshme per pergjedhjen e...

Nobelistja iraniane: Republika islamike nuk ka “asnjë të ardhme përveçse dështimit”

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka pretenduar se një konferencë e opozitës në Bruksel rishtazi lidhej me luftën Iran-Izrael dhe ishte pjesë e...

“Nata e gjatë” e Fric Zelbman, një autopsi e kampeve të përqëndrimit nazist

Nga Leonard Veizi Në historinë e letërsisë gjermane të shekullit XX, figura e Fridrih Vilhelm “Fric” Zelbmanit shfaqet si një dritë e zymtë, por e...

Lajme të tjera

Web TV