Nusja rreh vjehrrin dhe e bën për spital, ja ku ka ndodhur ngjaja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua 40-vjeçare është arrestuar pasi ka goditur vjehrrin. Policia e Lezhës raporton se shtetases V.P ka rrahur vjehrrin e saj, shtetasin Z.P,70 vjeç duke i shkaktuar dëme serioze.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Krajen të Lezhës. Gjithashtu, një grua është arrestuar për posedim droge.

Ndërkohë edhe një 25-vjeçar akuzohet për prodhim e shitje të lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë së Lezhës:

Lezhë, Kurbin

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmerisë.

Bien në pranga për vepra penale të ndryshme një 25 vjeçar dhe 2 shtetase.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”,pranë D.V.P Lezhë kanë bërë arrestimin në flagrancë  të shtetasit Gj.B.,25 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, në Shëngjin i janë gjetur disa doza të dyshuara lëndë narkotike canabis sativa ,gati për shitje.  Gjatë kontrollit të banesës i janë gjetur doza të tjera të dyshuara narkotike, municion luftarak, dorezë metalike dhe një armë e ftohtë (thikë)

-Specialistët për Hetimin  dhe Parandalim e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetases V.P.,40 vjeçe,banuese në fshatin Krajen,Lezhë. Arrestimi i saj u bë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike duke i shkaktuar dëmtime vjehrrit të saj shtetasit Z.P.,70 vjeç.

-Gjithashtu,nga shërbimet e Policisë së Komisariatit Kurbin, goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin gjatë kontrollit të territorit,  bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, evidentuan dhe goditën një tjetër rast të tentativës për kultivim të kanabisit. Si rezultat nga  specialistët për Hetimin e Krimit u arrestua në flagrancë shtetasja T.P.,52 vjeçe,banuese në Kurbin .

Lexo edhe :  Mbolli 1 mijë bimë kanabis, arresohet 48-vjeçari në Fier, e pëson dhe babai i tij

Kjo shtetase është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në parcelë në pronësi të saj, ku u gjetën të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike canabis sativa. Vijon puna për  identifikimin e personave të tjerë që janë implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Fjala.al

Të fundit

Ish-kreu lokal i PD-së, Genc Deromemaj, emërohet në krye të Kadastrës së Vlorës

Ish-kreu i degës së Partisë Demokratike të Vlorës, Genc Deromemaj, është emëruar drejtues i ri i Agjencisë Shtetërore të...

Ngjarje e rëndë gjatë punës / Humb jetën punëtori, pronari përfundon në pranga

Policia e Tiranës ka arrestuar një 65-vjeçar për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ditën e djeshme, 65-vjeçari ka njoftuar shërbimet spitalore,...

Samiti në Hagë, Rama takon senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan

Kryeministri i vendit, Edi Rama i pranishëm në Samitin e NATO-s, që mbahet në Hagë,  zhvilloi takime me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n...

Mourinho kërkon sulmuesin shqiptar, Fenerbahce ofron vetëm 5 milionë euro

Vedat Muriqi pritet të rikthehet në Superligën e Turqisë këtë sezon, por nuk do të jetë te Fenerbahce e Mourinhos. Beshiktashi e ka në...

Tragjedi në Tiranë/ E moshuara bie nga pallati ku banonte, humb jetën në vend

Një 88-vjeçare në Tiranë ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet në rrugën “Egnatia”. Ndërkohë...

Lajme të tjera

Web TV