Trump nominohet për herë të dytë për çmimin Nobel për Paqen 2021

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Trump ka marrë një nominim të dytë për Çmimin Nobel të Paqes 2021  pasi ai ndihmoi në sigurimin e një marrëveshjeje për marrëdhëniet e normalizuara ekonomike midis Serbisë dhe Kosovës. Ky nominim vjen disa ditë pas u nominua për rolin e tij në marrëveshjen mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit.

Trump u nominua nga Magnus Jacobsson, një anëtar i Parlamentit Suedez, i cili njoftoi të premten se po nominonte administratën Trump së bashku me Serbinë dhe Kosovën “për punën e tyre të përbashkët për paqen dhe zhvillimin ekonomik, përmes marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

“Tregtia dhe komunikimet janë pika të rëndësishme për paqen,” tha ai.

Marrëveshja e  nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar normalizon marrëdhëniet ekonomike midis dy ish-kundërshtarëve. Kosova u njoh gjithashtu nga Izraeli si shtet i lirë dhe i pavarur.

Letra e nominimit drejtuar Komitetit Nobel është një hap paraprak, dhe kushdo brenda kategorive të caktuara (përfshirë ligjvënësit, profesorët e universiteteve dhe përfituesit paraprakë) mund të propozojë kandidatë. Kanë qenë gjithësej 318 kandidatë për çmimin 2020.

Marrësi i çmimit përcaktohet nga një Komitet me pesë persona, i cili emërohet nga Parlamenti Norvegjez. Fituesi i Çmimit të Paqes për 2021 do të shpallet në tetor të vitit të ardhshëm.

Fox News raportoi se emri i Trump u lakua për çmimin Nobel 2021 nga ligjvënësi norvegjez Christian Tybring-Gjedde, i cili përmendi rolin e Trump në ndërmjetësimin e një marrëveshje paqeje midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (Emiratet e Bashkuara Arabe).

“Për meritat e tij, unë mendoj se ai ka bërë më shumë përpjekje për të krijuar paqe midis kombeve sesa shumica e të nominuarve të tjerë për Çmimin e Paqes,” është shprehur Tybring-Gjedde.

Kjo nuk është emërimi i parë i tillë i Trump, pasi Tybring-Gjedde në 2018 bëri një nominim pëe Presidentin e SHBA-së./Jo.Be/Fjala.al

Lexo edhe :  I mbushur me ar dhe vezullues, Putin tregon “strofkën” e tij në Kremlin

Burimi:https://www.foxnews.com/politics/trump-second-nomination-for-nobel-peace-prize?fbclid=IwAR3lieRuV71BtYmCR1rIf0kzZiYFY5km9JQVHUXKvK5WYwXflc9iFpaeqz0

Të fundit

8 Maj 1880 – Gustave Flobert, mjeshtri francez i realizmit letrar

Nga Leonard Veizi Ai shkroi Madam Bovari. Vetë romani u bë manifesti i realizmit letrar dhe mbetet edhe sot një...

Sulmi i Trump ndaj industrisë së filmit është shenjë përçmimi ksenofobik

Jesse Hassenger Shtoni edhe filmat në listën gjithnjë e më të gjatë të fushave ku Donald Trump nuk ka as ekspertizë dhe as njohuri kalimtare,...

Zbulohen planet për Gazën: Qeveri e përkohshme nën menaxhimin amerikan

Duke pritur Trumpin, Trump mbërrin. Vizita e presidentit amerikan në Lindjen e Mesme do të nisë pas pesë ditësh, por qëllimet e manjatit për...

Aeroportet më të ngarkuara në botë, do befasoheni me numrin 1 të listës!

Sipas Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve, numri i pasagjerëve në udhëtimet ajrore është rritur në gati 9.5 miliardë në 2024-ën, 9% më shumë se një...

Çfarë e bën tymin në Kapelën Sistine të zi apo të bardhë?Përbërësit që hidhen në dy sobat

Gjatë konklavës së vitin 2013, kur u zgjodh Papa Françesku, shumëkush u impresionua nga ngjyra e errët e tymit që dilte nga oxhaku i...

Lajme të tjera

Web TV