Amazon hap edhe 100,000 vende pune

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Amazon njoftoi të hënën se do të hapë edhe 100,000 vende pune, për të plotësuar kërkesat e konsumatorëve, të cilat janë në rritje prejse ka nisur pandemia e koronavirusit në muajin mars.

Kompania më e madhe e shitjeve online tha se pozitat e reja në SHBA dhe Kanada janë për punë me orar të plotë dhe të pjesshëm.

Kompania, me seli në Sietëll, ka pasur të punësuar 876,800 persona deri më 30 qershor, përjashtuar kontraktorët dhe personelin e përkohshëm.

Pasi shumë njerëz, gjatë pandemisë, u janë kthyer blerjeve online, Amazon ka raportuar rritje të të ardhurave për 40 për qind në tremujorin e fundit dhe fitimin më të madh në historinë 26-vjeçare të kompanisë.

Alicia Boler Davis, nënpresidente e Amazonit, tha se kompania është ende duke vlerësuar nëse do të punësojë më shumë punëtorë – jashtë këtyre 100,000 – përpara festës së Krishtlindjes.

Më herët këtë muaj, Amazon ka njoftuar për hapjen e 33,000 pozitave për punëtorë të korporatave dhe teknologjisë.

Në mars ka hapur 100,000 vende pune, ndërsa në prill 75,000, duke u bërë një nga kompanitë e pakta që është zgjeruar gjatë kohës së pandemisë./REL

Të fundit

Bota nuk mund të rrijë duarkryq ndërsa Gaza po përballet me urinë masive

Nga José Andrés Katërdhjetë vjet më parë, ndërgjegjja e botës u trondit thellësisht nga imazhet e fëmijëve të dobësuar dhe...

Yamal, Leo Messi i ri?/ Pep Guardiola: Është si të krahasosh një piktor me Van Gogh-un

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, dha një intervistë të gjatë për GQ Hype, në të cilën foli edhe për Lamine Yamal, një nga fenomenet e ardhshme të futbollit,...

Policia identifikon 2 autorët e dyshuar të zjarrvënies në Konispol dhe Dukat

Policia e Vlorës ka identifikuar dhe arrestuar autorët e dyshuar të dy rasteve të zjarrvënies, në Konispol dhe Dukat. Strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë,...

Hetimet mbyllen zyrtarisht/ Fatime Kryemadhi paraqitet në ambjentet e SPAK

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar fazën hetimore dhe dosja tashmë është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës, sekuestrohen 80 çadra dhe 160 shezlongë

Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e...

Lajme të tjera

Web TV