E lidhi në ballkon dhe e përdhunoi mbi 1 muaj, ja drama e vajzës së mitur në Pogradec

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ngjarja tronditëse e ndodhur në Pogradec ku një 14-vjeçare u përdhunua sistematikisht dhe u rrah brutalisht nga një 46-vjeçar ka shokuar mbarë opinionin publik.

Abuzimi ka ndodhur në banesën e autorit, Blerim Bizgjonit, ku ai jetonte me vajzat dhe bashkëshorten. Kjo e fundit nuk ka mundur të dëshmojë në polici për ngjarjen pasi për shkak të një aksidenti ajo nuk mund të flasë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vërdovë të Pogradecit, ku Blerim Bizgjoni ka përfituar nga kushtet e skajshme të varfërisë së familjes Qesolli dhe ka përdhunuar vajzën e mitur.

Prej një viti e gjysmë Bizgjoni merrte në banesën e tij të miturën me pretekstin se ajo do të mësonte me vajzën e tij dhe do ta ushqente duke ndihmuar kështu familjen e saj.

Mësohet se 46-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën ditën e Kurban Bajramit dhe më pas e ka kërcënuar vajzën që të mos tregojë gjë. Ajo është mbajtur në ballkon e lidhur nga autori nën kërcënim.

Vajza, në datën 1 gusht ka ikur në banesën e saj por nuk ka treguar asgjë tek prindërit. Më pas duke e kërcënuar autori ka arritur ta kthejë sërish në banesë e tij.

Vajza ka rrëfyer për ngjarjen në polici ku një detaj tjetër ka ngritur shqetësime tek grupi hetimor. Vajza ka treguar se ditën kur ka shkuar në shtëpinë e Bizgjonit, atje ka qenë një vajzë tjetër, të cilën ai e kishte larguar nga shtëpia po atë ditë.

Minorenia ka dëshmuar në polici se me familjen e Blerim Bizgjonit kishin lidhje krushqie, ndërkohë që abuzimi më të ka vijuar për më shumë se një muaj./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Çfarë ndodh nëse do të zhdukeshin të gjitha mushkonjat?

Disa besojnë se zhdukja e mushkonjave do të kishte pasoja serioze për kafshët që ushqehen me to, siç janë...

Shpëtoi 3 të aksidentuarit, Proda i akordon certifikatën inspektorit Klajdi Mustaj

Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u zhvillua ceremonia për dorëzimin e certifikatës së akorduar nga Drejtori i Përgjithshëm, punonjësit...

Përballja e shumëpritur: “Manipuluesi” Putin kundër “emocionalit” Trump

Financial Times Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë një histori takimesh të çuditshme. Ishte takimi i tyre i parë në Gjermani, kur Trump ia konfiskoi shënimet...

Ndërtimet e paligjshme, minimumi 500 mijë lekë gjobë kush nuk i prish vetë

Tashmë që ka përfunduar faza e konstatimeve dhe njoftimeve paraprake, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Qarkun e Korçës ka nisur verifikimet në terren...

Pesë çështje para BE-së këtë vjeshtë

Bashkimi Evropian pjesën më të madhe të gushtit është në pushim të verës, pa seanca plenare të Parlamentit Evropian, pa mbledhje të Këshillit dhe...

Lajme të tjera

Web TV