Konfirmohen pozitiv dy mësues në Korçë, karantinohen 4 të tjerë

Blood sample with respiratory coronavirus positive

Konfirmohen pozitiv me Covid-19 dy mësues në Korçë.

Mësohet se mësuesit kanë rezultuar pozitiv ndërsa nuk kanë shkuar sot në shkollë, ndërsa 4 të tjerë, kontakte me mësuesit e infektuar, janë karantinuar dhe presin përgjigjen e tamponëve.

Mësohet se dy mësuesit ushtrojnë detyrën e tyre në shkolla të ndryshme, njëri prej tyre punon në një shkollë të mesme, ndërsa tjetri në ciklin e ulët të një shkolle 9-vjeçare.

Kujtojmë se më herët u raportua për persona të infektuar edhe në Gjykatën e Korçës, ku rezultoi pikërisht sekretarja, dhe më pas dy kontaktet e tjera, njëra prej të cilave punonjëse në arkivin e Gjykatës.

Ndërkohë epidemiologët kanë testuar pjesën tjetër të stafit të Gjykatës për të mësuar gjendjen e tyre./Bl.Ba/Fjala.al