Pëllumb Pipero në një rrëfim ndryshe: Nëna na la herët, natën punoja në fabrikën e tullave dhe ditën studioja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Së fundi Pëllumb Piperon e shohim shumë shpesh në ekran. Kjo për shkak të detzrës së tij si mjek infeksionist.

Të gjithë kemi qënë sy e vesh të dëgjonim këshillat që mjeku Pipero ka dhënë për tu mbrojtur nga COVID-19, por kësaj here ai ka dalë në ekran shumë ndryshe.

Pipero ka rrëfyer jetën e tij në një intervistë në emisionin “Rudina”.

I lindur në Skrapar, në një familje me shumë halle, kur ishte në moshë fare të vogël, familja e Pëllumb Piperos u tranferua në Vorë. Aty, mjeku përfundoi me rezultate të shkëlqyera shkollën 8-vjeçare dhe të mesme shkruan Class.

Pas një viti stazhi pune, nisi studimet e larta për mjekësi në Tiranë, me shumë vështirësi, por me një bursë që ndihmoi të gjithë familjen asokohe. Në vitin e tretë të studimeve të larta, Pipero humbi të ëmën kur ajo ishte vetëm 40 vjeç. Vëllai më i vogël ishte 5-6 vjeç. Babai nuk u martua më dhe të gjithë bashkë iu përkushtuan njëri-tjetrit: “Nëna na la shumë herët. Ka vdekur 40 vjeç, vëllai i vogël ishte 5-6 vjeç, babai nuk u martua më. Atë bursën që merrja e ndaja me të gjithë. Isha në vit të tretë në fakultet. Natën punoja në fabrikën e tullave në Vorë, ndërsa ditën ndiqja shkollën… Pasi mbarova studimet e larta me mesatare shumë të mirë, afro 9.9, u propozua që të më mbanin aty, por nuk funksionoi. Edhe asokohe duhej një referim…”, – kujton Pipero.

Fill pas kësaj kohe, e kërkon mjek Spitali Ushtarak, në të cilin pak kohë më vonë do të njihte edhe njeriun e jetës së tij. Moza, sot bashkëshortja e mjekut, vazhdonte shkollën e mesme për infermieri, por në pushimet verore punonte në Spitalin Ushtarak: “Ishte shumë simpatike dhe shumë e shkathët…” – tregon Pipero pak i sikletosur. Nuk e dinte që vetëm pak kohë më pas, do të largohej që aty për t’u transferuar në mjekun e një reparti ushtarak. Por tashmë me një peng: “Më çuan doktor në një repart ushtarak, por ishte një periudhë e keqe. Kalova në depresion. Halle të mëdha në familje, halle në jetën personale…”

Lexo edhe :  Njohja e pensioneve me Italinë, miratohet marrëveshja në Komisionin e Ligjeve në Kuvend

Por do të kalonte kjo fazë e mjeku e gjeti veten sërish në Tiranë, ku do të krijonte familje. Sot, baba i dy fëmijëve të mrekullueshëm dhe gjysh me nip e mbesë, Pipero ndihet i plotësuar: “Kam një familje të mrekullueshme. Ju më pyetët sa vite kam i martuar, por mua më duket sikur kam lindur me Mozën”, – thotë me të qeshur duke vijuar të flasë me adhurim për vajzën dhe djalin, të cilët, ashtu si ati, kanë vijuar e kanë shkëlqyer në rrugën e tyre.

Megjithatë, familja e Piperos ka marrë një vendim gjatë kësaj periudhe pandemie: “Familja ime ka marrë një vendim, të mos jetë pjesë e medias. Ata e kanë quajtur sfidën time”, – thotë mjeku, por thekson se ky është vendim i përkohshëm, sepse në një moment të dytë, edhe ata mund të jenë pjesë e medias… /Ra.My.Fjala,al/

Të fundit

A do të jetë opinionist në Big Brother Vip Kosova? Luiz Ejlli shuan zërat njëherë e mirë

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, vazhdon të jetë një ndër personazhet më të komentuar dhe...

Mourinho gati për aventurën e re, ja ku do ta shohim trajnerin portugez vitin e ardhshëm

Jose Mourinho nuk do të qëndrojë shumë kohë pa një ekip. Tekniku portugez që u pushua nga Roma para pak muajsh sipas informacioneve të...

Kancelari Scholz bën njoftimin e rëndësishëm, si dhe ka një propozim për Gjermaninë

Kancelari Olaf Scholz beson se ka ardhur koha që një grua të marrë presidencën e Gjermanisë. ”Do të isha i lumtur nëse do të zgjidhnim...

De Rossi udhëheq revolucionin tek Roma, nëntë lojtarë me “valixhet në duar“

Organika e Romës pritet të pësojë ndryshime të mëdha në sezonin e ri. Trajneri Daniele De Rossi pritet të përshëndetet me të paktën nëntë...

Rruga Tiranë-Durrës, ARRSH del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se, në kuadër të zbatimit të kontratës së mirëmbajtjes, ditën e sotme do të fillojë rehabilitimi i shtresave asfaltike...

Lajme të tjera

Web TV