Mblidhet pasdite Këshilli Politik, opozita konfirmon pjesëmarrjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mblidhet pasditen e sotme Këshilli Politik për të diskutuar ndryshimet kushtetuese të miratuara në 30 korrik, me kërkesë të Partisë Socialiste.

Opozita konfirmon pjesëmarrjen në Këshillin Politik, i parashikuar për tu mbledhur në orën 18.00.

“Punë në mirëbesim dhe respektim i 2 marrëveshjeve”, janë dy kushtet e opozitës për të vijuar punën.

Po ashtu opozita kërkon paprekshmërinë e koalicioneve parazgjedhore si pjesë e marrëveshjes dhe listat e hapura 100%.

Në letër thuhet se marrja e vendimeve për çështje që prekin zgjedhjet, jashtë Këshillit Politik, në një proces të mbyllur dhe ku u përjashtua Opozita politike e vendit, dëmton stabilitetin demokratik të vendit dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke akuzuar PS për shkelje të marrëveshjen politike të 14 janarit dhe zotimet e ndërmarra në marrëveshjen e 5 qershorit.

Nënvizohet se Opozita e Bashkuar i qëndron marrëveshjes së 5 qershorit dhe marrëveshjes së 14 janarit dhe, pavarësisht provokimeve të herëpashershme që bëhen nga ana e Partisë Socialiste, shprehet e palëkundur në vullnetin për respektimin e këtyre marrëveshjeve, si rruga e vetme për mbrojtjen e interesit të qytetarëve dhe pritshmërisë që ato kanë nga Reforma Zgjedhore.

Duke shprehur qëndrimin e detajuar bashkëlidhur shkresës, konfirmohet:

“Vijimi i punës në Këshillin Politik duhet të kryhet në mirëbesim mes palëve, duke respektuar Marrëveshjet politike të nënshkruara më parë, të 14 Janarit dhe 5 Qershorit, si dhe standartet e OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias. Nën këtë premisë, konfirmojmë pjesëmarrjen në mbledhjen e radhës, ditën e hënë, ora 18.00”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ofertë tunduese nga Siti, Igli Tare thyen rekordin e vendosur nga Kaka te Milani

Tizhani Reijnders është objektivi kryesor i Mançester Sitit në këtë merkato. Te Milani nuk do të heqin dorë lehtë,...

Nëse e mbani furçën e dhëmbëve në tualet, po bëni një gabim të madh

Mbajtja e furçës së dhëmbëve në banjë nuk është ndoshta ideja më e mirë, pasi furça juaj e dhëmbëve mund të mbulohet me të...

Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, vezët rezultuan të kontaminuara me salmonelë

Helmimi i fëmijëve në kopshtin nr.1 të Gramshit ka ardhur për shkak të vezës së kontaminuar me salmonelë. Analizat iu morën 72 personave, 53 fëmijëve...

Personat fizikë do paguajnë 23% tatim për fitimin mbi 14 milionë lekë

Të gjithë personat fizikë që për vitin tatimor 2024 kanë realizuar një fitim tatimor mbi 14 milionë lekë, nga 31 marsi 2025 do të...

Sistemi zgjedhor në Kosovë nuk është për t’u marrë si shembull

Ervis Iljazaj  Pas daljes së rezultateve të zgjedhjeve të 11 Majit, parti politike apo kandidatë të caktuar i janë turrur sistemit zgjedhor propoecional shqiptar me...

Lajme të tjera

Web TV