Detaje nga vrasja në Kavajë/ Trupi i Kapllanit u gjet 200 metra larg banesës, u qëllua me mbi 10 plumba në trup (VIDEO)

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e 33-vjeçarit Klevis Kapllani në Kavajë.

Dyshohet se 33-vjeçari është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Klevis Kapllani  është qëlluar me mbi 10 plumba trup. Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00. I riu doli për kafe dhe nuk u kthye më.

Dyshohet se Kapllanit i është ngritur një pritë, ai u vra 200 metra larg banesës së tij. Sipas burimeve autorët kanë përdorur një armë selinciator.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë e cila nuk është përdorur.

Prej dy vitesh Kapllani ishte i martuar dhe ishte baba i një fëmije./Jo.Be/Fjala.al