“Në tryezë edhe çështja e detit”, zbardhen detaje nga takimi i Ramës me Mitsotakis

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama do të takohet sot në Athinë me homologun e tij grek, Kiriakos Mitsotakis, në kuadër të vizitës 2-ditore në shtetin fqinj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë shefi i qeverisë greke gjatë konferencës për shtyp që u zhvillua të dielën në Selanik, kur njoftoi se me kryeministrin shqiptar do të diskutojë çështje që kërkojnë zgjidhje, mes të cilave dhe çështja e zgjerimit të ujërave territoriale.

Vizita e Ramës në Greqi, ndodh ndërsa në vend u rindez debati për kufirin detar me Greqinë, sidomos pas deklaratës së kryeministrit grek Mitsotakis për zgjerim të kufirit në detin Jon me 12 milje.

Sipas mediave greke mësohet se në tryezë do të diskutohen të gjitha çështjet e mbetura pezull dhe pritet të hidhen themelet edhe për marrëveshjen e detit.

Sipas “euro2day.gr”, marrëveshja me Shqipërinë pritet të jetë e ngjashme me atë të Egjiptit për kufirin detar, por me kushte të tjera.

“Kryeministri grek pritet të ketë një takim me Ministrin e Jashtëm Egjiptian, pas marrëveshjes së të dy vendeve për caktimin e kufijve, ndërsa një marrëveshje e ngjashme, padyshim me kushte të tjera, pret të ketë sukses me z. Rama”, shkruan media greke.

Ndërkohë ditën e nesërme Rama do të marrë pjesë në orën 09:00 në panelin e forumit të “Economist” për zgjerimin  e Ballkanit Perëndimor me tematikë reformat, investimet, ekonomia.

Në të njëjtin panel do të ndodhen kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ish ministrja e Jashtme e Greqisë, e cila ishte dhe një prej nënshkruesve të marrëveshjes detare të 2009, sot deputete e partisë qeverisëse, Dora Bakojani dhe ish-ministri i Jashtëm i Greqisë me partinë SYRIZA, Jorgos Katrugalos.

Pas rrëzimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese të marrëveshjes së firmosur në vitin 2009, Tirana dhe Athina, rinisën bisedimet dy vjet më parë, si pjesë e një pakete çështjesh të mbetura pezull mes dy vendeve.

Lexo edhe :  Konkurroi në garë, rikonfimohet në detyrë shefi i komisariatit të Rinasit

Kryeministri Rama ka deklaruar se bisedimet për çështjen e detit janë ndërprerë, pas ardhjes në pushtet të qeverisë së kryeministrit Mitsotakis. Një gjë të tillë e konfirmoi pak ditë më parë dhe vetë kreu i qeverisë greke, ndërsa njoftoi se çështja e detit do të jetë temë e bisedimeve të mbrëmjes së sotme me zotin Rama.

Vizita e kryeministrit shqiptar në Athinë, u parapri në fundjavë nga një takim që ai pati në Turqi me presidentin turk Taip Erdogan, vendi i të cilit është përfshirë në një përplasje të hapur me Greqinë, pikërisht për ujërat detare që dy vendet ndajnë me njëri tjetrin./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ky është interneti më i shpejtë në botë, shkarkon gjithë Netflix-in për një sekondë

Japonia ka vendosur një rekord të ri botëror në shpejtësinë e internetit – 1.02 petabitë për sekondë, që është...

Tragjedia e Diogo Jota-s/ Shoferi i kamionit: Më parakaluan brenda normave

Pikëllimi për ndarjen nga jeta të Diogo Zhotës mbetet e thellë dhe në Spanjë po zhvillohen hetime për shkakun e aksidentit, që i mori...

I nxehti ekstrem, shoferët e taksive gjejnë zgjidhjen epike për ajër të freskët

Në një qytet në Afganistan, taksitë qarkullojnë me fuçi dhe tuba ajri të montuara në tavanet e tyre. Këto janë sisteme ftohjeje të improvizuara...

30 vjet nga masakra e Srebrenicës, mijëra boshnjakë kujtojnë viktimat

Në një varrezë të Srebrenicës, mijëra boshnjakë por edhe delegacione të huaja, shënuan 30 vjetorin e masakrës më të rëndë në Europë që prej...

Tërmeti ‘’shkund’’ ishullin Zakynthos në Greqi, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë mbrëmjen e sotme. Lëkundjet e tërmetit janë regjistruar pranë brigjeve të ishullit Zakinthos. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV