Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet.
Bëhet fjalë për një shpërthim të fuqishëm të një automjeti në zonën e “Vasil Shantos” në një nga rrugët kryesore të Tiranës.
Dyshimet e para të policisë janë për një atentat, si pasojë e të cilit ka mbetur një viktimë ende i paidentifikuar.
Sipas dëshmitarëve okular makina ka qënë në ecje në momentin e shpërthimit.