Rama mesazh të fortë nga Athina: Të mbyllen hendeqet e së shkuarës në Ballkan

113 563 lexime

77,326FansaPëlqeje

“Ballkani Perëndimor do të jetë më i godituri për shkak të pandemisë së koronavirusit”, dekalaroi kryeministri Edi Rama ndërsa shprehu bindjen se ky rajon ka potencialin për t’u çliruar dhe për të ecur përpara.

Gjatë fjalës së tij në takimin e organizuar nga “THE ECONOMIST” në Athinë ‘Ballkani Perëndimor përtej 2020-s’, kreu i qeverisë shqiptare pohoi se hendeqet e së shkuarës duhet të mbyllen. Mes të tjerash ai risolli në vëmendje rastin e mosmarrëveshjeve mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për çështjen e emirit të kësaj të fundit, që u zgjidh.

“Në Ballkanin Perëndimor prej kohësh jemi përfshirë në një bashkëpunim, në paqëtim. Mendoj se edhe pse ka çështje të tilla, si çështja e Kosovës, mosnjohja nga Serbia, ne kemi qenë në gjendje të ulemi dhe të diskutojmë të ardhmen tonë bashkë.

Këto janë kohë të veçanta, pasi jemi goditur si të gjithë nga kjo pandemi. Dhe sipas parashikimeve të Organizatave ndërkombëtare, rajoni ynë do të jetë më i godituri fort. Besoj se ka potencial për të çliruar dhe për të ecur përpara, për të mbyllur hendeqet e së shkuarës.

Mendoj se lajmi i mirë është se mosmarrëveshjet mund të zgjidhjen së bashku. Dialogu është i vetmi instrument për ta përmbyllur këtë hyrje mund të përmend një nga shembujt më të jashtëzakonshëm të kësaj kohe që është zgjidhja e dialogut midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Kjo lidhet me diçka, një situatë ku ti lufton dhe sfidon çdo lloj mundësi, shkon kundër tabuve. Në përpjekje për të kënaqur dhe duke mos pasur kurajë për të thyer tabutë, duket se rrezikon karrierën apo ndikimin (merr shembullin e Zahev). Shpresoj që të gjithë ne të kemi mësuar nga kjo.”, tha Rama.

Të fundit

Sërish shifër e lartë/ 131 rastet të reja në vend, 3 persona humbin jetën

Ministria e Shëndetësisë raporton se u konfirmuan 131 të prekur me Covid 19 në vendin tonë brenda 24 orëve...

Hemilton-Mercedes, një kontratë dhe 130 milionë Euro për 3 vjet në mes…

Supozohej të ishte një çështje e mbyllur prej muajsh, pasi dukej si dukej si një “martesë e bërë në parajsë. Por Ljuis Hemiltoni dhe...

Kastro Zizo tregon si alkooli po e shkatërronte çdo ditë e më tepër

Këngëtari i njohur shqiptar, Kastro Zizo, është bërë baba për herë të tretë para pak kohësh. I ftuar në ‘Wake Up’, Kastro Zizo tregoi se...

Lajm i mirë/ Manastirliu tregon sa qytetarë fituan betejën me virusin gjatë 24 orëve

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë lajmin e mirë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se brenda 24 orëve kanë fituar betejën me...

Moto GP, Pol Espargaro bën “mea culpa”: Rrëzimi në Montmelo ishte i gjithi faji im

Mungesa e Mark Márkezit, problemet e besueshmërisë së “Jamaha”-s apo gomat e reja të pasme të “Mishlën”-it po ndryshojnë rrjedhën e nivelit më të...

Lajme të tjera

Web TV